Ahmet Hoxha
Navigimi

Klubi i pingpongut "Ahmet Hoxha" - Ferizaj

Klubi "Ahmet Hoxha" është themeluar në vitin 2001 pas shkrirjes së tri klubeve ekzistuese të qytetit të Ferizaj (Kastrioti, Ferizaj dhe Klub 90).

 

Klubi i Ping Pongut "Ahmet Hoxha" ka këto ekipe/struktura sportive në përbërjen e saj:

 

1. Klubin e Senioreve Meshkuj (Superliga e Kosovës & Liga Mbarëkombëtare Dardania)

2. Klubin e Femrave (Superliga e Kosovës)

3. Klubin e Juniorëve (Liga e Juniorëve)

4. Klubin e Veteranëve

5. Shkollën e Ping Pongut "Ahmet Hoxha"

 

Aktualisht klubi përfaqësohet nga gjithësejtë 37 anëtarë të të gjitha grup-moshave.

 

Shkolla dhe klubi i pingpongut Ahmet Hoxha

KPP "Ahmet Hoxha" në Kuvendin e rregullt vjetor të klubit të mbajtur me datë 04-02-2016, ndër të tjera zgjodhi edhe organet udhëheqëse për periudhën 2016-2020 si në vijim:

 

z. Jeton Beqiri - Kryetar
z. Besnik Behluli - Nënkryetar
z. Ridvan Hashani - Sekretar i Përgjithshëm

 

Këshilli mbikqyrës:
z. Zymer Syla 
z. Naim Beqiri 
z. Astrit Hoxha

 

Delegatë në FPPK:
z. Jeton Beqiri 
z. Ardian Lamaxhema

 

Drejtor i shkollës së pingpongut:

z. Ridvan Hashani

Trajneri Kryesor:
z. Ylli Maloku

 

 

Kontaktet e klubit:

049-113-979

044-113-979

044-172-359

 

email:  kpp_ah@fppk.com

 

Adresa: Palestra e sporteve "Bill Klinton", 70000 Ferizaj