Statuti
Navigimi

Në bazë të nenit 82 të Statutit të Federatës së Pingpongut të Kosovës ,Kuvendi  i FPPK-së  në mbledhjen e mbajur me 03.09.2011 aprovoi ndryshimet dhe plotësimet në Stautin e saj e njëherit aprovoi edhe tekstin e  spastruar të Stautit si në vijim:

 

S T A T U T I

I FEDERATËS SË PINGPONGUT TË KOSOVËS

 

 

I. DISPOZITAT THEMELORE

 

Neni 1.

 

Me këtë Statut rregullohen çështjet që kanë të bëjnë :

- Dispozitat themelore,

- Qëllimin dhe veprimtarinë,

- Antarësimin,

- Organet e FPPK-së,

- Reprezentacionin kombëtar,

- Pasurinë e FPPK-së,

- Mirënjohjet dhe Shpërbimet,

- Ndërprerjen e funkcionimit të FPPK dhe

- Dispozitat përfundimtare.

 

Neni 2.

Statuti i Federatës së Pingpongut (ne tekstin e mëtejmë: Statuti) është akti themelor i FPPK .

Federata e Pingpongut e Kosovës është themeluar në vitin 1953 dhe nga atëherë vepron në kontinuitet por me emra të ndryshëm.

 

Neni 3.

 

Federata e Pingpongut e Kosovës (në tekstin e mëtejme: FPPK) është organizatë sportive e pavarur, joqeveritare  përmes së cilës realizohen caqet e përbashkëta dhe detyrat e zhvillimit dhe përparimit  të sportit të pingpongut në Republikën e Kosovës..

 

Neni 4.

FPPK-ja synon përherë të anëtarësohet në organizatat ,unionet dhe asociacionet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sportin e në veqanti pingpongun.

FPPK është anëtare e Federatës Ndërkombëtare  të Pingpongut (ITTF) dhe e Unionit Evropian të Pingpongut (ETTU).

FPPK është anëtare e Asociacionit Olimpik të Kosovës (në tekstin e mëtejme: AOK)

Neni 5.

 

FPPK nuk lejon diskriminim racor, etnik, kombëtar, fetar, politik e gjinor e as shkelje të të drejtave të njeriut.

Neni 6.

 

FPPK në veprimtarinë e saj është e pavarur.

FPPK organizohet dhe vepron në pajtueshmëri me Ligjin për Sport .

FPPK është person juridik joprofitabil dhe regjistrohet në organet përkatëse të Kosovës.

 

Neni 7.

 

FPPK vepron në territorin e Kosovës.

Selia e FPPK është në Prishtinë, në Shtëpinë e Sporteve, rr. Agim Ramadani, nr 43,    zyra nr 7.

Neni 8.

 

Emërtimi i Federatës është „Federata e Pingpongut e Kosovës“.

Krahas emrit të plotë Federata funksionon edhe me akronomin FPPK ndërkaq në komunikimet ndërkombëtare përdoret edhe emërtimi “ KOSOVA TABLE TENNIS FEDERATION”.

 

Neni 9.

 

FPPK ka vulën e vet në formë të rrumbullakët me diametër 40 mm në të cilën është teksti “Federata e  Pingpongut e Kosovës” ne gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë.

Përdorimi dhe mënyra e ruajtjes së vulave përcaktohet me vendim të veçantë të Bordit të FPPK-së.

Neni 10.

 

Shenja e FPPK-së është katërkëndëshe ku jane 2 reketa (njeri i kuq dhe tjetri i zi) me top ne mes, ku shihet pak edhe tavolina e gjelbër.

 

Neni 11.

 

FPPK e përfaqëson Kryetari, e në mungesë apo pengesë të tij e përfaqëson Nënkryetari apo ndonjë anëtar tjetër i Bordit të cilin e autorizon Kryetari apo Bordi.

 

Neni 12.

 

FPPK është njëra ndër themelueset e AOK-ut .

Delegatët e FPPK-së për AOK i zgjedhë Bordi i FPPK-së.

 

Neni 13.

 

Veprimtaria e FPPK është publike dhe realizohet në mënyrën e përcaktuar me Ligj dhe këtë Statut.

 

II. QËLLIMI DHE VEPRIMTARIA

 

Neni 14.

 

Qëllimet e FPPK-së janë:

  1. Zhvillimi i sportit të Pingpongut në Kosovë,
  2. Përcaktimi dhe zbatimi I politikave zhvillimore të sportit të Pingpongut,
  3. Harmonizimi i aktiviteteve të klubeve, shkollave dhe seksioneve te Pingpongut,
  4. Propozimi I programeve të aktiviteteve të Pingpongut si nevoja publike,
  5. Mbështetja në realizimin e programeve publike në sportin e Pingpongut,
  6. Përcaktimi i politikës për mbrojtjen e cilësisë kulmore/ të lartë të sportistëve,
  7. Mbështetja e punës profesionale dhe aftësimi I personelit profesional të sportit të   Pingpongut,
  8. Mbështetja për kushtet e përgatitjeve të sportistëve kulmor për Lojrat Olimpike, Kampionatet Evropiane dhe Boterore dhe garat tjera ndërkombëtare,
  9. Përcaktimi I formës së garave dhe kushteve të organizimit të garave në Pingpong,
  10. Mbështetja  në sigurimin e mjeteve për sigurimin e aktiviteteve afariste dhe të tjera.

 

Neni 15.

 

Qëllimet e përcaktuara ne Nenin 14 të këtij Statuti të FPPK-së realizohen me aktivitet të drejpërdrejt dhe të përbashkët të të gjithë anëtarëve:

  • Duke organizuar paraqitjen e kombëtareve të Pingpongut,
  • Duke organizuar gara në Kosovë, veçmas Kampionatet vendore dhe garat sportive          ndërkombëtare ku marrin pjesë reprezentacionet,
  • Duke rritur numrin e ping-pongisteve dhe te klubeve,
  • Duke organizuar seminare për trajnerë dhe kurse për aftesimin e administratorëve,
  • Duke botuar revista profesionale, qe zhvillon një mënyre më të përsosur të propagandes dhe marketingut për pingpongun Kosovar.
  • Duke marrë pjesë në aktivitetet e AOK,
  • Duke ndarë shpërblime dhe mirënjohje  FPPK-së,
  • Duke dërguar garuesit e rinje dhe më përspektive në qendrat e njohura ndërkombëtare në përgatitje dhe trajnime speciale,
  • Duke intensifikuar bashkëpunimin me Federatat e tjera nga rajoni me qëllim te shkëmbimit te përvojave organizative,
  • Duke organizuar mbikqyrjen profesionale në Pingpong,
  • Duke përparuar punën profesionale të komisionit të Gjyqtarëve/Referëve,
  • Duke përparuar punën e Komisionit të trajnerëve,
  • Duke kryer edhe punë tjera të përcaktuara me ligjin për Sport dhe aktet tjera normative.

 

Neni 16.

 

Për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përmendura FPPK bashkëpunon me Unionin Evropian te Ping-Pongut (ETTU), me Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), me AOK, me Ministrine e Sportit, Ministrine e Arsimit, Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorite Komunale dhe organet e organizatat tjera kurdo që është e nevojshme.

 

Neni 17.

 

Nëse gjatë kryerjes së veprimtarisë së vet FPPK realizon fitim, fitimi duhet të përdoret vetëm për kryerjen dhe përparimin e veprimtarisë së FPPK-së, me të cilat realizohen qëllimet e FPPK-së të përcaktuar me këtë Statut.

 

 

III. ANËTARËSIA

 

Neni 18.

 

Anëtarët e FPPK-së janë klubet e Pingpongut ( private dhe publike) që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Në FPPK të drejtat dhe obligimet e veta i realizojnë edhe Shoqata e referëve,veteranëve,

trajnerëve dhe punëtorëve tjerë sportiv të cilët punojnë në këtë sport.

Këtyre Shoqatave FPPK-ja mund të iu barti autorizime të caktuara dhe detyra që kanë të bëjnë lidhur me statusin,përmirësimin dhe kryerjen e funkcioneve të gjyqtarit dhe trajnerit në sportin e pingpongut.

Rregullat e punës ,konstituimit dhe funkcionimit të këtyre shoqatave duhet patjetër të jenë në harmoni me dispozitat e këtij Statuti dhe Ligjit të sportit.

Neni 19.

 

Organizatat nga neni 18 i këtij Statuti për tu bërë anëtar duhet të sjellin dokumentacionin në FPPK si në vijim:

-          Kërkesën për anëtarësim në FPPK ,

-          Kopjen e Statutit të tyre,

-          Kopjen e vendimit për regjistrim si OJQ dhe në Regjistrin e Drejtorisë së Sportit të Kuvendit Komunal,

-          Procesverbalin nga mbledhja e themelimit me të dhënat lidhur me anëtarët, kryetarin dhe sekretarin.

Neni 20.

 

Vendimin për anëtaresim e klubeve apo krijimin e shoqatave qe mirren me pingpong në Federatë e miraton Kuvendi i FPPK-së.

Te drejten per votim ne mbledhjet e Kuvendit e kane te gjithe anetaret e Kuvendit- klubet e pingpongut.

Perjashtim nga paragrafi i meseperm i ketij neni ben anëtari i ri ,i cili te drejten e votimit ne Kuvend  e fiton pasi të përfundojë 1(një) vit të plotë në gara (klubet).

Neni 21.

 

Anëtarët duhet ti zbatojnë vendimet e organeve të FPPK-së dhe janë përgjegjës për zbatimin e tyre.

 

Neni 22.

 

Kur një anëtar gjatë veprimtarisë së tij nuk i realizon qëllimet dhe veprimtarinë e përcaktuar për të cilën është themeluar, Kryesia e FPPK-së do t’ia tërhjek vërejtjen për mangësitë në punë dhe në rast të mos eliminimit të mangësive do të nisë iniciativa në Kuvend për marrë masa ndeshkuese.

 

Neni 23.

 

Anëtarësimi në FPPK ndërpritet:

-          Me fshirjen nga Regjistri,

-          Nëse vërtetohet se anëtari ka pushuar së vepruari dhe nëse nuk ka mbajtur Kuvendin së paku dy vite.

-          Nëse numri i anëtarëve zvogëlohet nën numrin e përcaktuar për themelim të organizatës,

-          Me vendimin e Kuvendit të FPPK-së, nëse anëtari me veprimin e tij e dëmton prestigjin e FPPK-së,

-          Me kërkesën personale me arsyetimin me shkrim.

 

IV. PËRBËRJA

 

Neni 24.

 

Organet e FPPK janë:

-          Kuvendi,

-          Kryetari,

-          Bordi,

-          Këshilli mbikqyrës.

 

Kuvendi

 

Neni 25.

 

Kuvendi i FPPK-së (ne tekstin e mëtejme: Kuvendi) është organi më i lartë i FPPK-së i cili drejton punën e FPPK-së.

Kuvendi mblidhet së paku dy herë në vit.

Në çdo katër vjet mbahet Kuvendi zgjedhor.

 

 

 

Neni 26.

Kuvendin e themelojnë:

-          Përfaqësuesit e klubeve të Pingongut ,nga 1 (nje) i deleguar,

Neni 27.

 

Delegat në Kuvend mund të jetë personi:

-          Që është shtetas i Kosovës,

-          Që i ka mbushur 18 (tetëmbëdhjetë) vjet dhe është i aftë për punë,

-          Që është veprimtar ose sportist dhe që me veprimet e tij apo të saj nuk e then kodeksin moral të Kartës Olimpike,

-          Që është anëtar i organizatës që përfaqëson,

-          Që nuk është i gjykuar dhe nuk ka rënë në kundërshtim me normat etike dhe parimet e Lëvizjes Olimpike.

 

Neni 28.

 

Kuvendi kryen punët në vijim:

  1. Vendos për anëtarësimin e FPPK-së në Federata Ndërkombëtare dhe në AOK,
  2. Vendos për vurjen e marrëdhënieve me Fedreatat tjera të Kosovës,
  3. Propozon politikën zhvillimore të sportit të Pingpongut,
  4. Miraton propozimin e programit të përgjithshëm të sportit të Pingpongut, për të cilin ndahen mjetet nga buxheti i departamentit të sportit të Kosovës,
  5. Propozon kalendarin e garave,
  6. Miraton Statutin dhe ndryshimet në Statut,
  7. Zgjedhë Organet dhe Komisionet e veta,
  8. Vendos për vurjen e kandidaturës për organizimin e Kampionateve Botërore dhe Evropiane dhe garave tjera ndërkombëtare,
  9. Miraton Planin Financiar dhe Llogarine Përfundimtare,
  10. Kryen zgjedhjet dhe emërimet e poashtu edhe shkarkimet,në pajtim me Statutin,
  11. Miraton Rregulloren për punën e vet, Rregulloren e Bordit , Rregulloren e Keshillit mbikqyres si dhe Akte tjera normative me rendesi per Federaten.
  12. Vendos për bartjen e kompetencave të veta në organet tjera,
  13. Kryen edhe punë tjera nga domeni i saj.

 

Neni 29.

 

Mandati i përfaqesuesve në Kuvend zgjat 4 (katër) vite.

Përfaqësuesit në Kuvend mund t’i ndërpritet mandati edhe para skadimit të afatit për të cilin është zgjedhur në rastet:

-          Ndërrimit apo humbjes së shtetësisë,

-          Tërheqjes apo largimit,

-          Kerkesës për dorëheqje,

-          Paraqitjes së rrethanave të cilat nuk lejojnë kryerjen e metejme te detyrës së tij apo të saj.

Tërheqja e përfaqësuesit bëhet në mënyrën dhe sipas procedurave që është zgjedhur.

Mandati i personit të zgjedhur pas kësaj zgjat deri ne skadim të mandatit të Kuvendit.

Përfaqësuesi i zëvendësuar në Kuvend i ka të drejtat dhe obligimet e përfaqësuesit

vetëm për atë Kuvend.

 

Neni 30.

 

Nëse përfaqësuesi, të cilit i është ndërprerë mandati para skadimit të afatit për të cilin është zgjedhur, ka qenë anëtar i Bordit, zgjedhet një anëtar i ri nga ana e kryetarit, mandati i të cilit zgjat deri me skadimin e mandatit të Bordit.

 

Neni 31.

 

Mbledhjet e Kuvendit organizohen dhe mbahen në pajtim me dispozitat e Rregullores mbi punën e Kuvendit.

Neni 32.

 

Mbledhjet munden me qenë të rregullta, të jashtëzakonshme, solemne dhe zgjedhore.

Kërkesa për ftesë të mbledhjes së jashtëzakonshme duhet të përmbaj kërkesën me shkrim dhe propozimin e pikave të rendit të ditës.

Mbledhjet zgjedhore mbahen çdo 4 (katër) vjet.

 

 

Neni 33

 

Kuvendi mundet me marrë vendime nëse në mbledhje marrin pjesë 50% +1 të përfaqësuesve me të drejt vote.

Neni 34.

 

Kuvendi merr vendime me shumicën e votave të personave prezent në mbledhje, përveç në rastin kur miratohet apo ndryshohet  Statuti, e për një gjë të tillë janë të nevojshme votat e shumicës së anëtarëve të përgjithshëm të Kuvendit.

Ne rast të numrit të njejtë të votave për ose kundër vendos vota e kryesusit në Kuvend.

 

Neni 35.

 

Votimi në Kuvend është i fsheht.

Nëse Kuvendi vendos me shumicën e votave që votimi për ndonjë çështje të jetë i hapur ai mund te bëhet edhe i hapur.

Neni 36.

 

Me Rregulloren e punës së Kuvendit më detalisht përcaktohet mënyra e punës në mbledhje dhe në organet e saj, të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Kuvendit dhe çështjet tjera me rëndësi për punën në Kuvend.

 

 

Kryetari

 

Neni 37.

 

FPPK e ka kryetarin i cili është edhe kryetar i Bordit cili zgjedhet nga Kuvendi me vota të fshehta për afatin 4 (katër) vjeçar.

Kandidatin për kryetar mund ta propozoj nje klub kur siguron paraprakisht pëlqimin me shkrim nga 5 anëtarë të Kuvendit.

Neni 38

 

Kryetari, përfaqëson FPPK-në,

Fton dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit dhe të  Bordit,

Nënshkruan aktet e përgjithshme të cilat i bjen Kuvendi apo Bordi,

Përkujdest për zbatimin e qendrimeve, vendimeve dhe rekomandimeve të Kuvendit dhe të Bordit,

I propozon Kuvendit deri 3 (tre) kandidatë për anëtare të Bordit,

Kryen aktivitete të caktuara me këtë Statut dhe me aktet tjera të FPPK-se ose aktivitete që lidhen me funksionin e Kryetarit.

Neni 39.

 

Kryetari për punën e tij i përgjigjet Kuvendit.

Mandati kryetarit mund ti nderpritet edhe para kalimit të 4 (katër) viteve në rastet kur:

 

  • ndërron ose e humb shtetësinë,
  • tërheqjes së tij,
  • dhënjes së dorëheqjes,
  • ndërprerja e anëtarsisë në klub apo shkollë,
  • paraqitjen e kushteve të tilla për shkak të të cilave nuk mundet me kryer detyrën.

Tërheqja e kryetarit kryhet në mënyrën dhe sipas procedurave të caktuar për zgjedhjen e tij.

Neni 40.

 

Kryetar mund të zgjedhet personi që plotëson kriteret në vijim:

  • të jetë shtetas i Kosovës,
  • preferohet të jetë veprimtar i dalluar sportiv me rezultate në organizimin dhe   udhëheqjen e sportit,
  • të ketë përgatitje superiore shkollore dhe
  • preferohet të njeh një gjuhë botërore (përparësi i ipet gjuhës angleze),
  • mos te ketë rënë në kundërshtim me normat etike dhe morale dhe me parimet e Lëvizjes Olimpike.

 

 

 

Nënkryetari

 

Neni 41.

 

FPPK e ka nenkryetarin te cilin e zgjedh Bordi nga rradhët e veta, me vota të fshehta, në bazë të propozimit të kryetarit me afat 4(kater) vite. Nenkryetari e zavendëson kryetarin në të gjitha punët e përcaktuara me këtë Statut, sa herë që ai mungon ose është i penguar te e ushtroi detyren e tij.

 

 

Bordi

 

Neni 42.

 

Bordi është organ ekzekutues  i Kuvendit .

Bordi ka 11 (njembedhjete) anetare.

 

Neni 43.

 

Kuvendi zgjedhe 9 (nente) anëtare të Bordit.

Kryetari  dhe Sekretari i pergjithshem  jane anëtar te Bordit sipas funkcionit.

Në përbërje të Bordit duhet të jenë të përfaqësuar minoritetet 10% dhe femrat 30%.

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit bëhet me vota të fshehta.

Mandati i anëtarëve të Bordit zgjatë 2 (dy) vite me mundesi vazhdimi.

 

Neni 44.

 

Bordi drejton punën e FPPK por kryen edhe punët në vijim:

  • Zbaton politikën zhvillimore të sportit të Pingpongut,
  • Zbaton Statutin dhe aktet tjera të cilat i bjen Kuvendi,
  • Vendos për miratimin e akteve të përgjithshme të FPPK-së, miratimi i të cilave nuk është në kompetenca të Kuvendit,
  • Miraton propozimin për marrjen e vendimit për paraqitjen e  kandidaturës për organizimin e Kampionateve Botërore dhe Evropiane dhe te garave tjera Ndërkombëtare,
  • Përcakton kalendarin e garave,
  • Jep propozime për pranimin e anëtarëve të rinj,
  • Vendos për mënyrën e fitimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare në kuadër të programit dhe planit financiar,
  • Propozon përbërjen, kriteret, planin dhe afatin e garave.
  • zgjedhe Nenkryetarin
  • zgjedhe Sekretarin e pergjithshem,
  • zgjedhe selektorin e Kombëtares,
  • zgjedhe Trajnerin e Kombëtares,
  • Miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare dhe ia dërgon Kuvendit për miratim,
  • formon komisione,
  • Vendos për miratimin e Rregullores për regjistrimin e klubeve, shkollave, seksioneve dhe anëtarëve të tyre,
  • Vendos për miratimin e Rregullores për përgjegjësinë materiale dhe disiplinore,
  • Vendos për marrje me veprimtari ekonomike,
  • Harmonizon planin financiar gjatë vitit në pajtim me rrethanat e ndryshuara,
  • Përcakton përfaqësuesit e FPPK-së në Institucionet sportive ndërkombëtare dhe vendore,
  • Miraton planin vjetor të punës,
  • Kryen punë dhe veprimtari tjera të cilat ia beson Kuvendi ose nevojat që i kërkon veprimtaria e FPPK-së.

Neni 45.

 

Bordi mban mbledhje të cilat i fton kryetari. Mbledhjet e Bordit mbahen sipas nevojës, por së paku njëherë në tre muaj.

Bordi merr vendime nëse në mbledhje prezentojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të përgjithshëm.

Bordi bjen vendime me shumicën e votave të anëtave të përgjithshëm.

 

Neni 46.

 

Anëtarit të Bordit mandati mund ti ndërpritet edhe më heret se afati për të cilin është zgjedhur, në rastet kur:

  • Ndryshon ose humbet shtetësia,
  • Tërhiqet,
  • Jep dorëheqje,
  • I ndërpritet anëtarsia në klub,
  • Paraqiten kushte  të tilla shkaku I të cilave nuk mundet me kryer punën.

 

Neni 47.

 

Për punën e vet Bordi i përgjigjet Kuvendit.

Largimi i anëtave të Bordit bëhet në formën dhe sipas procedurave të caktuara për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit.

Procedurën e largimit e fillon kryetari ose së paku 10 (dhjetë) anëtarë të Kuvendit.

 

Neni 48.

 

Bordi mund të themeloj komisione të perhershme dhe të përkohshme.

Komisionet e përhershme të Bordit janë:

  • Komisioni për regjistrim
  • Komisioni per gara,
  • Komisioni për marredhenie me jashte,
  • Komisioni/Këshilli profesional

Bordi i cakton kryetarët ndërkaq kryetari e propozon përbërjen e komisioneve të cilën duhet ta miraton Bordi.

 

Neni 49.

Me Rregulloren e punës së Bordit përcaktohet mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet si dhe kushtet e punës e çështje tjera me rëndësi për punë të suksesshme.

 

Këshilli mbikqyrës

 

Neni 50.

Këshilli mbikqyrës është organ i Kuvendit me detyrë  të:

  • Mbikqyrë veprimtarinë e FPPK-së,
  • Verifikoj ligjshmërinë në punë dhe afarizmin materialo- financiar të FPPK-së,
  • Mbikqyrë zbatimin e vendimeve të Kuvendit dhe të Kryesisë,
  • Verifikon përfilljen e normave dhe akteve të FPPK-së dhe respektimin e Statutit.

Neni 51.

Keshilli mbikqyrës ka tre anëtare të cilët i zgjedh Kuvendi me vota të fshehta ose me vota të hapura, nëse ashtu vendos Kuvendi. Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës nuk mund të jenë të kandiduar e as të zgjedhur në organe tjera të FPPK-së. Nëse ka më shumë kandidatura zgjedhen ata që fitojnë më së shumti vota.

 

Neni 52.

 

Mandati i anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës zgjatë 4 (katër) vite.

Anëtarit të Këshillit Mbikqyrës mandati mund ti ndërpritet edhe para përfundimit të afatit për të cilin është zgjedhur në rastet kur:

  • Ndryshon ose humbet shtetësia,
  • Largimit të tij,
  • Paraqitjes së dorëheqjes,
  • Paraqitjen e rrethanave të tilla, shkaku I të cilave nuk mund ta kryente punën e vet.

Neni 53.

 

Përbërja dhe mënyra e punës së Këshillit Mbikqyrës përcaktohet me Rregulloren e Këshillit Mbikqyrës. Largimin e Keshillit Mbikqyrës e bën Kuvendi me vota të fshehta ose të hapura e në bazë  propozimit të së paku 10 anëtarëve të kuvendit.

Punët profesionale, administrative dhe teknike i kryen stafi i FPPK-së.

Stafi i FPPK-së, kryetari dhe sekretari i përgjithshëm janë të obliguar t’ia japin në shikim çdo dokument që e kërkon Këshilli Mbikqyrës.

 

 

 

 

Sekretari I përgjithshëm

 

Neni 54.

 

FPPK e ka sekretarin e përgjithshëm të cilin e zgjedhe Bordi permes Konkursit.

Bordi formon Komisionin i cili shqyrton aplikacionet e kandidateve per kete post dhe i propozon Bordit kandidatin e mundshem.

Sekretari I përgjithshëm funksionin e vet e kryen në mënyrë profesionale.

Mandati i Sekretarit të përgjithshëm zgjatë 4 (katër) vite dhe personi i njejtë sërish mund të emërohet.

 

Neni 55.

 

 

Që një person të emërohet sekretar i Përgjithshëm  duhet ti plotësoj këto kushte:

  • Të jetë shtetas i Kosovës,
  • Të ketë përgaditjen superiore shkollore (preferohet jurist)
  • Te kete së paku 3 (tri) vjetë përvojë organizative në përparimin e punës profesionale,
  • Të ketë rezultate evidente në organizimin te punës,
  • Preferohet të njoh nje nga gjuhët zyrtare të Federatës Ndërkombëtare.
  • Te jete njohes i mire i kompjutorit
  • Të posedoj njohuri dhe aftësi organizative, të udhëheqjes dhe kordinimit,
  • Të mos ketë rënë në kundërshtim me normat etike e morale të parimeve të lëvizjes Olimpike.

Neni 56.

Sekretari i Përgjithshëm:

  • Përfaqëson FPPK-në, përkujdeset për ligjshmërinë e punës dhe i kryen obligimet e përcaktuara ligjore të FPPK-së,
  • Është përgjegjës për përgatitjen me kohë të materialeve për mbledhjet e Kuvendit dhe mbledhjet e Bordit,
  • Përkujdeset për zbatimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Kuvendit dhe të Bordit,
  • Është urdhërdhënës për zbatimin e planit financiar të FPPK-së,
  • Është përgjegjës për zbatimin e  plan-programit të FPPK-së,
  • Nënshkruan kontrata dhe jep urdhëresa për realizimin e programit të punës dhe atij financiar,
  • Bashkëpunon me Ministrinë përkatëse për Sport dhe me AOK,
  • Siguron punën publike të FPPK-së,
  • Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Ligj dhe me vendime të Kuvendit dhe të Bordit.
  • Bashkëpunon me Federatën Botërore dhe Evropiane të Pingpongut dhe me Federata tjera kombëtare.
  • Mbikqyre ligen dhe perpilon rezultatet dhe ranglisten.

 

Neni 57.

 

Të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me kontratën për punë.

Për punën e tij Sekretari i përgjithshëm i përgjigjet Bordit.

Mandati i sekretarit te pergjithshem mund ti nderpritet edhe para kalimit të 4 (katër) viteve në rastet kur:

  • ndërron ose e humb shtetësinë,
  • tërheqjes së tij,
  • dhënjes së dorëheqjes,
  • ndërprerja e anëtarsisë në klub apo shkollë,
  • paraqitjen e kushteve të tilla për shkak të të cilave nuk mundet me kryer detyrën.

Arkatari

Neni 58

 

Arkatarin e zgjedhë Bordi me mandat 4 veçar me mundësi rizgjedhjeje permes Konkursit.

Bordi formon Komisionin i cili shqyrton aplikacionet e kandidateve per kete post dhe i propozon Bordit kandidatin e mundshem.

Për punën e vet arkatari i përgjigjet kryetarit dhe sekretarit te pergjithshem te FPPK.

Neni 59

Detyrat e arkatarit janë:
- mban dokumentacionin materialo-finansiar të FPPK-së,
- bën pranimin e të hyrave dhe pagesën e të dalurave të FPPK-së,
- mban shënimet që kërkon kontabiliteti bashkëkohor në përputhshmëri me rregulloret e bankës,
- mban kontabilitetin për mjetet themelore dhe shpenzimet materiale të FPPK-së,
- përpilon bilanset periodike dhe përfundimtare,
- është përgjegjës për ruajtjen e dokumentacionit finansiar të FPPK-së,
- zbaton vendimet e urdhëresave të kryetarit,  dhe sekretarit,
- kryen edhe punë tjera sipas vendimeve dhe urdhërave të urdhërdhënësve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Komisioni Disciplinor.

 

Neni 60.

 

Anëtarët e FPPK-së përgjigjen para Komisionit Disciplinor nëse bien në kundërshtim me detyrat e përcaktuara me Statut ose me aktet tjera normative.

Komisionin disciplinor e përbëjnë 3 (tre) anëtar të cilët i zgjedh Kuvendi.

Mandati i anëtarëve të Komisionit Disciplinor zgjatë 4 (katër) vite dhe mund të ndërpritet edhe më heret nëse:

  • Ndrrojnë ose humbin shtetesinë,
  • Largohen,
  • Paraqesin dorëheqje,
  • Paraqiten kushte të tilla shkaku I të cilave nuk mund ta kryejnë detyrën e tyre.

Nderprerjen e funkcionimit te Komisionit Disciplinor e bën vetëm Kuvendi me propozim të Kryetarit, Bordit ose së paku 10 (dhjetë) anëtarëve të Kuvendit.

Komisioni Disciplinor punon sipas “Rregullores mbi pergjegjesine disiplinore” të FPPK-së .

Kërkesën për nismën e procedurës disciplinore mund ta bëjë anetari i Kuvendit(klubi),

kryetari, nenkryetari,sekretari etj.

 

Neni 61.

 

Kundër Vendimit të Komisionit Disciplinor mund të bëhet ankesa në Bord në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e dorëzimit të vendimit.

Bordi është e obliguar të zgjedh ankesën në afatin prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit.

 

 

 

 

V. EKIPI KOMBËTAR -Reprezentacioni

 

Neni 62.

 

Me qëllim të përparimit dhe realizimit të arritjeve të larta në Sportin e Pingpongut, FPPK-ja formon ekipet kombëtare (ne tekstin e mëtejme: Kombëtaret).

 

Neni 63.

 

Drejtimi i ekipit kombëtar është në kompetenca të Selektorit të Ekipit Kombëtar (në tekstin e mëtejme: Selektori).

Selektorin, me propozim të kryetarit, e emëron Bordi për afatin 4 (katër) vjeçar dhe i njejti person mund të emërohet përsëri.  Në bazë të vendimit të Bordit, Selektori mund te kryej funksionin e tij në mënyrë profesionale ose voluntere.

Një person për t’u emëruar Selektor duhet të plotësoj këto kushte:

  • Diploma/Certifikata mbi Përgatitjen e tij profesionale,
  • 3 (tri) vite përvojë pune ne sportin e pingpongut,
  • Rezultate të çmuara në sportin e Pingpongut.
  • E preferueshme njohja e nje gjuhe boterore (perparesi gjuha angleze).

 

Neni 64.

 

Selektori është i pavarur në punën e tij.

Për punën e tij Selektori i përgjigjet Bordit së FPPK-së.

 

Neni 65.

 

Në punën profesionale me ekipet kombëtare angazhohen edhe trajnerët e ekipeve kombëtare.

 

Neni 66.

 

Trajnerët e Kombëtares, me propozim të Selektorit i emëron Bordi, me afate të caktuara por jo më gjatë se 1 (nje) vit dhe personi i njejtë përsëri mund të emërohet.

Sipas vendimit të Bordit trajnerët funksionin e tyre mund ta kryejnë profesionalisht ose vullnetarisht.

 

Trajneri i ekipit kombëtar të Seniorëve duhet t’i plotësoj këto kushte:

  • Përgatitja profesionale e lartë,
  • Rezultatet e dëshmuara në udhëheqje të ekipit kombëtar ose në udhëheqje të lojtarëve të Pingpongut, anëtar të ekipit kombëtar,
  • 3 (katër) vite përvojë në punët e programimit të trajnimit të sportistëve,
  • Preferohet njohje e gjuhes angleze, se paku shkalla e III.

 

Neni 67.

 

Për punën e tij trajneri i ekipit kombëtar i përgjigjet Selektorit dhe Bordit së FPPK-se.

Neni 68.

Mandati i Selektorit te kombetares mund t’i nderpritet edhe para kalimit të 4 (katër) viteve në rastet kur:

  • ndërron ose e humb shtetësinë,
  • tërheqjes së tij,
  • dhënjes së dorëheqjes,
  • shkarkimit të tij nga ana e Bordit,
  • paraqitjen e kushteve të tilla për shkak të të cilave nuk mundet me kryer detyrën.

 

Me rregulloren e punës së ekipit kombëtar përcaktohet mënyra e veprimtarisë, të drejtat dhe obligimet, kushtet e punës së Selektorit, trajnerëve dhe anëtarëve tjerë të ekipit kombëtar.

 

 

VI. PASURIA DHE AFARIZMI MATERIALO-FINANCIAR

 

Neni 69.

 

FPPK i realizon të hyrat me veprimtari vetanake, nga mjetet e buxhetit të Kosovës që nëpërmjet MKRSÇJR i ndahen FPPK-së, nëpërmjet anëtarësisë, donacioneve vullnetare dhe burimeve tjera të lejuara me Ligj.

 

Neni 70.

 

Mjetet nga buxheti janë strikt të destinuara dhe vetëm ashtu mund të shfrytëzohen.

 

Neni 71.

 

Mjetet të cilat FPPK i realizon nga veprimtaria vetanake , FPPK-ja disponon me to dhe i shpenzon në bazë të vendimeve që i merr Bordi.

 

Neni 72.

 

Shpërndarja e të gjitha mjeteve bëhet në bazë të planit financiar të FPPK-së e në pajtueshmëri me programin vjetor.

Urdhërues për zbatimin e programit dhe planit financiar është sekretari i përgjithshëm.

Neni 73.

 

Afarizmi materialo-financiar i FPPK-së organizohet dhe udhëhiqet në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

Neni 74.

 

FPPK mund të disponoj pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Bordi vendos për mënyrën e fitimit, për shitjen, bartjen në personin tjetër juridik ose dhënjen me qira të pasurisë së luajtshme, ndërkaq pasuria e paluajtshme është në kompetencë të Kuvendit.

 

 

 

 

VII. SEKRETARIATI i  FPPK-se

 

Neni 75.

 

Punët profesionale, administartivo-teknike dhe ato ndihmëse i kryen Sekretaria e FPPK (në tekstin e mëtejme: Sekretaria).

Sekretarinë e përbëjnë të gjithë punëtorët e FPPK-se, punetoret e jashtëm të angazhuar per kryerjen e punëve të caktuara në FPPK.

Sekretaria udhehiqet nga Sekretari i pergjithshem.

 

 

Neni 76.

 

Kryerjen e disa punëve profesionale FPPK-ja mund t’ia besoj ndonjë shërbimi tjetër profesional, organizate ose individi duke lidhur kontratë për vepër.

 

VIII. PUNA PUBLIKE

 

Neni 77.

 

Puna e FPPK-së është publike.

Puna publike realizohet:

  • Nëpërmjet dërgimit me kohë të materialeve për shqyrtim, anëtarëve të organeve të FPPK-së dhe personave tjerë të ftuar apo të interesuar.
  • Nëpërmjet lajmërimit të mjeteve të informimit dhe mjeteve tjera komunikuese për mbajtjen e mbledhjeve,
  • Informimit të qytetarëve për punën dhe afarizmin e FPPK-së,
  • Nëpërmjet konferencave për shtyp dhe format tjera të komunikimit,
  • Duke informuar anëtarët e FPPK-së për punën e organeve të FPPK-së,
  • Me botimin e Revistave të FPPK-së.
  • Duke perdorur websajtin
  • Forma tjera.

 

IX. MIRËNJOHJE DHE SHPËRBLIME

Neni 78.

 

FPPK ndan mirënjohje dhe shpërblime në shenjë mirënjohjeje për kontribut të veçantë në zhvillimin e sportit të Pingpongut.

 

Neni 79.

 

Me Rregulloren për ndarjen e mirënjohjeve dhe Shpërblimeve përcaktohen procedurat, kushtet dhe mënyra e propozimit të kandidatëve.

X. NDËRPRERJA E PUNËS SË FPPK-së

 

Neni 80.

 

FPPK ndërpret punën në pajtueshmëri me dispozitat ligjore ose kur Kuvendi vendos me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

Neni 81.

 

Në rast të ndërprerjes së punës të FPPK-së, pasuria e FPPK-së kalon në pronësi të organizatës sportive e cila do ta vazhdonte veprimtarinë, përparimin dhe zhvillimin e sportit të Ping-pongut. Se një organizatë e tillë nuk do te egzistonte atëherë pasuria e FPPK-së do ti takonte Kosovës.

 

XI. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 82.

 

Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit bëhen në formë dhe sipas procedurave të parapara për aprovimin e tij.

 

Neni 83.

 

Skjarimet/interpretimet e Statutit i bënë Kuvendi.

Neni 84.

 

Të gjitha aktet normative të FPPK-së duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij Statuti në afatin prej 3 muajve nga dita e hyrjes në fuqi.

 

Neni 85.

 

Statuti me kete tekst te spastruar hyn në fuqi ditën e miratimit 03.09.2011 dhe pushojne së zbatuari dispozitat e mehershme te Statutit te FPPK-së i miratuar me 17 Shkurt 2007.

 

Kryetari i FPPK-se

__________________

Rifat Rifati