Ylli Dragidella dhe Era Janjeva fitues të TOP8 Juniorë
Navigimi

Ylli Dragidella dhe Era Janjeva fitues të TOP8 Juniorë

2016-11-14

Prishtinë, 13/11/2016.

 

Me 12 dhe 13 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajtën turneu cilësor i fund vitit, TOP 8 për juniore dhe top 12 për junior.

Në grup moshën e junioreve morën pjesë 7 lojtare, të cilat treguan përkushtim shumë të madh në turneun më të vështirë të vitit, ku ndeshen secila me secilën, e pas 7 xhirove më e mira doli Era Janjeva (Shkolla) që nuk pësoi asnjë humbje, ajo punë të vështirë pat vetëm në xhiron e parë kundër Alma Mehmetit (Drita) të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2. Vlen të përmendet edhe loja e mirë e lojtareve nga Vushtrria. Ndeshja e fortë ishte edhe ndeshja ndërmjet Alma Mehmetit dhe Lorena Elshanit që përfundoi me 3:2 në të mirë të Almës.

 

Në grup moshën e Juniorëve u paraqitë 12 lojtarë. Lojtarë më së shumti kishte nga Prishtina 4 lojtarë, pastaj nga Prizreni dhe Theranda nga 3 lojtarë dhe nga Vushtrria 2 lojtarë. Në ditën e parë patëm shumë ndeshje të forta, posaçërisht ndërmjet lojtarëve të ekipeve të njëjta, Ylli Dragidella i fitoi të gjitha ndeshjet, duke tregua një lojë të pjekur dhe me shumë pak gabime.

Yll Dragidella, shkëlqeu edhe të dielën duke mos pësuar asnjë humbje, e kështu u shpall kampion për vitin 2016. Edhe lojtarët tjerë patën paraqitje shumë të mirë, posaçërisht Kreshnik Mahmut dhe Fati Karabaxhaku që e befasuan të parin e ranglistës, Leart Beqirin dhe Blendon Lutën që vërehej se nuk ishin përgatitur mjaftueshëm për këtë turne që kërkon përgatitje të lartë psikofizike.

Në fund FPPK të gjithë pjesëmarrësve u shpërndau mirënjohje, ndërsa për tre të parët edhe medalje e vendet e para u shpërblyen edhe me kupa.