Veteranët festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar
Navigimi

Veteranët festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar

2016-12-01

27 Nëntor

Në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë, federata e pingpongut të Kosovës organizoi turneun tradicional për veteranë, për nder të ditës së Flamurit kombëtar.

 

Morën pjesë afër 40 pingpongistë veteranë nga Kosova e Shqipëria, si dhe klubi i sapo formuar në Pejë ‘Maestro’ të udhëhequr nga z Qamil Vishaj.  Garat u zhvilluan në 3 grup-mosha 40-49, 50-59 dhe mbi 70 vjeç, si dhe në kategorinë e çifteve.

 

Te grup-mosha 40-49, morën pjesë 11 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria, pas fazës së grupeve dhe garave në skelet, në gjysmëfinalen e parë u takuan si edhe vitin e kaluar, Driton Lasko, Shqipëri, dhe Besart Domaniku, Prishtinë, në një ndeshje shumë të fortë nga të dy lojtarët triumfoi Besarti me rezultat 3:2. Edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Viran Mahmutaj, Shqipëri dhe Jeton Beqirit nga Ferizaj ishte e fortë, por Jetoni e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0. Në finale të dy lojtarët treguan lojë shumë të mirë, por Besarti nuk lejoj befasi duke fituar ndaj Jetonit me 3:0.

 

Në grup-moshën 50-59, morën pjesë 16 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria, pas fazës së grupeve dhe garave në skelet, në gjysmëfinalen e parë Nehat Çitaku, Prishtinë, u befasua nga Kasum Morina, Mushtisht. Në gjysmëfinalen tjetër Feim Rama, Sharri, fitoi ndaj Ismet Gashit, Therandë. Në finale Kasumi dhe Feimi treguan lojë shumë të fortë, sigurisht pasi ja njohin lojën njëri tjetrit, pas pesë setash fitues dhe kampion për herë të parë në moshën mbi 50 vjeçare doli Kasum Morina.

 

Ndeshje më të nivelizuara për kah rivaliteti u zhvilluan në grup-moshën mbi 70 vjeçare, edhe në këtë kategori patëm 5 lojtar nga Kosova dhe Shqipëria, ku i pari pa asnjë humbje doli Shaip Reqica, Prishtinë, i dyti Jakup Kasapolli, Pejë, i treti Faik Çitaku, Prishtinë, i katërti Vehbi Raqi, Ferizaj, i pesti Spartak Bega Shqipëri.

 

Në kategorinë e çifteve, që është shumë e popullarizuar te veteranët, pas shumë ndeshjeve interesante, në gjysmë finalen e parë Domaniku/Çitaku ishin ma të mirë se çifti nga Shqipëria Laraska/Mahmutaj duke fituar me 3:0. Në gjysmë finalen e dytë, çifti Morina/Rama ishin më të mirë se çifti Beqiri/Boshnjaku. Në finale çifti Domaniku/Çitaku edhe një herë dëshmuan se janë çifti më i mirë, duke fituar me rezultat bindes 3:0 ndaj çifti Morina/Rama.

Për fituesit u ndanë mirënjohje e medalje e për vendet e para edhe Kupa.