Sukses i Kosovareve ne turneun "Trofeu i Podgorices"
Navigimi

Sukses i Kosovareve ne turneun "Trofeu i Podgorices"

2013-12-16

Me 14 dhe 15 dhjetor ne Podgorice te Malit te Zi u zhvillua turneu ndërkombëtar ne pingpong “ Trofeu I Podgoricës “. Aktiviteti u organizua palestrën sportive te Gjimnazit “Slobodan Skerovic” me rastin e ditës se kryeqytetit Malazias dhe atë ne katër disiplina për te dy gjinitë, për kadet, junior, senior dhe për veteran. Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme, mbi 208 pjesëmarrës nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali I Zi. Edhe pjesëmarrja e Kosovareve ishte masive, rreth 30 pjesëmarrës nga Klubet e Pingpongut “Prishtina”, “Shpresa”, “Shkolla”, “Drita”, “Eltingu”, “Prizreni” dhe “Elifi”.

Krahas pjesëmarrjes, paraqitja e kosovareve ne ketë aktivitet ishte e suksesshme, ata arritën qe te fitojnë dy  trofe, pra dy medalje te arta, tri te argjendta dhe dy te bronzes ne kategori te ndryshme si ne vijim:

  1. Iliriana Haliti nga KP “Shpresa” Turiqevc fitoi medaljen e arte dhe Trofeun e Podgoricës  pasi mundi Malazezen Ivona Petric me rezultat 3:2 ne konkurrencën e JUNIOREVE.
  2. Era Janjeva e KPP “Shkolla e Prishtinës dhe Hanife Zeqiri nga KPP “Drita” e Gjilanit fituan medaljet e bronze ne ketë konkurrence.
  3. Rrahman Ademaj nga KPP “Elting” I Prishtinës zuri vendin e dyte pasi qe ne finale humbi nga serbi Juskovic Nikolla 3:1 ne konkurrencen e Senioreve.
  4. Era Janjeva nga Kpp “Shkolla” e Prishtinës zuri vendin e dyte pasi ne finale humbi nga Ivona Petric e MNE 3:0 ne konkurrencen e Kadeteve.
  5. Blendon Luta nga KPP “Prishtina” befasoi këndshëm me vendin e dyte ne nje konkurrence shume te forte per Kadet duke humbur ne finale nga Jasarovic Alen nga Podgorica.
  6. Besire Domaniku nga KPP “Prishtina”  vendin e pare, medaljen e arte  dhe Trofeun e Podgoricës ne konkurrencën e Veteraneve.

Ky turne u organizua për here te dyte dhe tani do te jete tradicional, ndërsa hapjen zyrtare te turneut e beri Ambasadori I Kinës ne Mal te Zi.

Te bashkangjitura mund te gjeni edhe disa foto nga ky aktivitet.

 

Pershendetje sportive,

FPPK – Zyra per informim