RRAHMAN ADEMAJ DHE VLONA MALOKU FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI
Navigimi

RRAHMAN ADEMAJ DHE VLONA MALOKU FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI

2014-03-09

Turneu Adem Jashari 2014

RRAHMAN ADEMAJ DHE VLONA MALOKU FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI

 

Të shtunen, më 8 Mars, Federata e pingpongut e Kosoves duke ju falenderuar Departamentit te Kulturs Rinis dhe sportit dhe Kuvendit Komunal te Suharekes, organizoi turneun tradicional për nder të Javës  së Komandantit “ADEM JASHARI”, në Palestrën e Sportit në Suharekë. Një delegacion i FPPK bëri homazh te vorri i heroit Adem Jashari.

Në turne morën pjesë rreth 100 pingpongistë meshkuj dhe femra. Garat u zhvilluan, së pari nëpër grupe me sistem Round Robin (secili me secilin), për tu renditur pastaj dy të parët nga secili grup në sistem mënjanimi. Gara ishte maratonike që prej mëngjesit e deri në ora 20 në mbrëmje dhe u përshkua me rivalitet të lartë, në të dyja konkurrencat.

Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum në të tetën e finales, befasi kesaj radhe ishte plasmani i  Mergim Veliut në tetë më të mirët duke mposhtur Jeton Oruqin me 3:1. Në gjysmëfinalen e parë u takuan, Rrahman Ademaj dhe Linor Çitaku. Pas katër setave fitorja i takoi Rrahmanit me 3:1 (11:9, 6:11, 11:5, 11:5). Gjysmëfinalja tjetër ishte poashtu lojë shumë e fortë ndërmjet Milot Makollit e Baton Çitakut, 3:0 (12:10, 13:11, 12:10). Në finale Rrahman Ademja dhe Milot Makollit bënë lojë për publik, me poena atraktiv. Fitorja i takoi Rrahmanit me rezultat te 3:0 (11:7, 11:3, 11:5).

Në konkurrencën e femrave në gjysmëfinalen e parë, Vlona Maloku mundi Iliriana Halitin me 3:0 (11:4, 11:4, 11:9), kurse, në gjysmëfinalen tjetër Linda Zeqiri mundi Arbana Janjeven po ashtu me 3:0 (11:8, 11:3, 11:3). Ndeshja finale ishte dramë e vërtetë, çdo gjë ishte e barabartë, te rezultati 2:2 Linda Zeqiri udhëhoqi 10:6, por megjithatë edhe kesaj radhe Vlona Maloku nuk u dorzua dhe i fitoi 6 poena radhazi e keshtu edhe titullin e kampiones për turneun Adem Jashari. Rezultati final 3:2 (11:5, 4:11, 11:6, 7:11, 12:10).

Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medale dhe diploma.

 

 

FPPK - Zyrja per informim