RRAHMAN ADEMAJ DHE NEHARE JANJEVA FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI
Navigimi

RRAHMAN ADEMAJ DHE NEHARE JANJEVA FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI

2015-03-10

Turneu Adem Jashari 2015

RRAHMAN ADEMAJ DHE NEHARE JANJEVA FITUES TË TURNEUT ADEM JASHARI

 

Të shtunen, më 7 Mars, Federata e pingpongut e Kosovës, organizoi turneun tradicional për nder të Javës  së Komandantit “ADEM JASHARI”, në Palestrën e Sportit në Prishtinë.

Në turne morën pjesë rreth 70 pingpongistë meshkuj dhe femra. Garat u zhvilluan me sistem mënjanimi, dhe u përshkua me rivalitet të lartë, në të dyja konkurrencat.

Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum nga e gjashtëmbëdhjeta e finales, befasi kësaj radhe ishte fitorja e Branisllav Markoviqit ndaj Jeton Azizit, pastaj fitorja e dytë radhazi e Astrit Hasanit ndaj Milot Makollit, i cili edhe pse ishte në epersi me 2:0, e humbi ndeshjen dhe toruan duke marrë kartonin e dytë të verdhë e pastaj edhe të kuqin, e kjo i kushtoi edhe me humbje të ndeshjes. I riu Jon Shala bëri shumë lojë të mirë ndaj Yll Malokut, dhe vetëm fati deshi që Ylli më përvojë të fitoj ndeshjen me 3:2. Në të tetën e finales Rrahman Ademaj ishte më i mirë se Yll Prestreshi duke fituar me 3:1. Baton Çitaku kishte punë të lehtë me Yll Dragidellën e papërshtatshëm duke fituar me 3:0. Astrit Hasnai dhe Branisllav Markoviq, të dy lojtar me stil të njëjtë të lojës, treguan lojë shumë të mirë, e në shumë raste morën duartrokitje nga publiku, rezultati në fund 3:0 për Astritin. Linor Çitaku kishte punë të lehtë ndaj Afrim Veliut. Në gjysmëfinalen e parë u takuan, Rrahman Ademaj dhe Baton Çitaku, të dy lojtarët ju qasen lojës me seriozitet, e shumë më i disponuar dukej Batoni, që në tre setat ishte në epërsi, por Rrahmani e ktheu rezultatin dhe fitoi me rezultat 3:0 (11:9, 11:9, 11:5). Gjysmëfinalja tjetër ishte poashtu lojë shumë e fortë ndërmjet Astrit Hasanit e Linor Çitakut, Astriti u mundua që të imponoj lojën e tij, por duket se Linorit i përshtatet loja e Astriti që ishte gjysmëfinalja e tij e parë pas 9 vitesh, e i cili ka rritur konkurrencën në kategorinë e meshkujve. Në fund Linori fitoi me 3:0 (11:8, 12:10, 11:6). Në finale përsëri u takuan dy të parët e ranglistës Rrahman Ademaj dhe Linor Çitaku, dhe si zakonisht niveli garues dhe rivaliteti ngritën në maksimum, u desh të luhen 5 seta që të përcaktohet fituesi. Fitorja i takoi Rrahmanit me rezultat të ngushtë 3:2 (9:11, 11:8, 11:9, 10:12 11:4), e më këtë e mbrojti titullin e Kampionit nga viti i kaluar.

Në konkurrencën e femrave edhe pse kishte nr të vogël të pjesëmarrësve pati pingpong të cilësisë së lartë për nivelin femëror, patëm shumë lojë të mira dhe rivalitet, e mbi të gjitha befasi. Për befasi u përkujdes Nehare Janjeva e cila në gjysmëfinalen e parë e mundi bindshëm bashkë lojtaren e klubit dhe nr dy të ranglistës Iliriana Halitin me 3:0 (11:7, 11:9, 12:10), por befasia më e madhe erdhi në finale kur Neharja befasoi të gjithë të pranishmit duke fituar ndaj Vlona Malokut, e cila nuk kishte humbur asnjë turne që nga ardhja e saj nga Sllovenia para 3 vitesh. Rezultati në fund ishte 3:1 (4:11, 11:6, 11:7, 12:10). Neharja e fitoi titullin e kampiones së turneut Adem Jashari për herë të parë. Në gjysmëfinalen tjetër Vlona Maloku ishte më e mirë se Linda Zeqiri, 3:0 (11:6, 11:8, 11:9

Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medale dhe diploma.