RRAHMAN ADEMAJ DHE ILIRIANA HALITI FITUES TE TURNEUT FESTARI OPEN 2014
Navigimi

RRAHMAN ADEMAJ DHE ILIRIANA HALITI FITUES TË TURNEUT FESTARI OPEN 2014

2014-10-06

Të dielën, më 28 shtator, Federata e pingpongut e Kosoves duke ju falënderuar organizimit të mirë nga Kpp Mushtishti dhe Departamenti i Kulturës Rinis dhe sportit të Kuvendit Komunal të Suharekes, organizoi turneun tradicional ‘Festari Open’ në Palestrën e Sportit në Therandë.

Në turne morën pjesë rreth 100 pingpongistë meshkuj dhe femra. Garat u zhvilluan, së pari nëpër grupe me sistem Round Robin (secili me secilin), për tu renditur pastaj dy të parët nga secili grup në sistem mënjanimi. Gara ishte maratonike që prej mëngjesit e deri në ora 19 në mbrëmje dhe u përshkua me rivalitet të lartë, në të dyja konkurrencat.

Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum në të tetën e finales, befasi kesaj radhe ishte plasmani i  Kasum Morinës në tetë më të mirët duke mposhtur Milot Makollin me 3:2. Në gjysmëfinalen e parë u takuan, Yll Prestreshi dhe Linor Çitaku. Pas pesë setave fitorja i takoi Linorit me 3:2. Gjysmëfinalja tjetër ishte ndërmjet Rrahman Ademja e Baton Çitakut, fitoni Rrahmani me 3:0. Në finale u takuan dy të parët, Rrahman Ademja dhe Linor Çitaku, pas një loje me shumë poenë atraktive, ku lojtarët shkëmbenin goditje të forta topspin e sidespin me forehand dhe backhand, Rrahmani ishte ma i përqendruar dhe fitoi me rezultat bindës 3:0 bënë lojë për publik, me poena atraktiv. Fitorja i takoi Rrahmanit me rezultat 3:0 (11:7, 11:9, 11:5).

Në konkurrencën e femrave pjesëmarrja kësaj radhe ishte mjaft e vogël, por nuk mungoj cilësia, rivaliteti dhe befasia. Në gjysmë finalen e parë Iliriana Haliti ishte ma e mirë se Era Janjeve duke fituar me 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë patëm një lojë të fortë ndërmjet Nehare Janjevës dhe Hanife Zeqiri, befasoi Hanifja duke fituar 3:2. Mungesë e Vlona Maloku, Linda Zeqirit dhe Amare Janjevës, të cilat janë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Portugali, më së miri e shfrytëzoi Iliriana Haliti e cila në finale e mundi Hanife Zeqirin me 3:1 (11:8, 11:7, 7:11, 13:11).

Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medalje dhe diploma nga Organizatori.