Prishtina 1 (Juniorët) - Kampion ekipor 2016
Navigimi

Prishtina 1 (Juniorët) - Kampion ekipor 2016

2016-10-16

Prishtinë, 15 tetor

 

Të shtunën në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e javës së fundit të kampionatit ekipor të Kosovës për junior, që u cilësua me shumë ndeshje shumë të forta e me atmosferë të mirë sportive.

 

Të gjitha ndeshjet ishin shumë të balancuara pasi ekipet ndesheshin me rival të përafërt. Megjithatë ndeshja më e fortë ishte ajo ndërmjet klubeve të Prishtinës respektivisht ndërmjet Shkolla 1 (J) dhe Prishtina 1 (J), që përfundoj me rezultat të ngushtë 3:2 për Prishtinën 1 (J) të cilët me këtë fitore e siguruan vendin e parë për herë të tretë radhazi.

 

 

Për vendin e dytë u dashtë të bëhen llogari matematikore pasi dy ekipe kishin pikë të barabarta, andaj sipas nenit 31 të Rregullores për sistemin e garave “...Nëse dy ose më shumë ekipe përkatësisht individë fitojnë numër të njëjtë pikësh, plasmani i tyre caktohet vetëm nga rezultati i takimeve të tyre të ndërsjella, duke marrë parasysh sipas kësaj radhitjeje: numrin e pikëve të fituara, numrin e fitoreve dhe humbjeve të dueleve vetjake, setave të fituar dhe të humbur dhe numrin e pikëve të fituara dhe të humbura në seta…”

Kështu rezultati ndërmjet Shkolla 1 (j) dhe Theranda 1(j) në takimet të ndërsjella ishte 1:1, numri i fitoreve dhe humbjeve 4:4 (3:1, 1:3), setave të fituar 15:15 (11:6, 4:9), e pas llogaritjeve të pikëve të fituara 271:289 (175:158, 94:122) në vendin e dytë pozicionohet Theranda 1(j).

 

 

Në fund FPPK u ndau kupën kampionëve: Blendon Luta, Çlirim Fazliu, Jon Shala, Marin Lleshi dhe Ylli Dragidella.