Organizohet turneu KOSOVA OPEN 2013 në Suhareke
Navigimi

Organizohet turneu “KOSOVA OPEN” 2013 në Suhareke

2013-09-05

Prishtine, 06.09.2013,- Te dielën, me 08.09.2013 duke filluar nga ora 10:00, ne palestrën sportive "13 Qershori" ne Suhareke, konform kalendarit te garave te FPPK-se do te organizohet Turneu "KOSOVA OPEN".

Turneu organizohet për grup mosha te Seniorëve dhe Senioreve ne konkurrencat individuale ndërsa  është i vlefshëm për poentim.

Ftohen te gjithë përfaqësuesit e klubeve te pingpongut qe ti paraqesin lojtarët dhe lojtaret e tyre te interesuar për te marr pjese ne këtë turne. Paraqitja mund te behet ne emalin zyrtar te FPPK sefppk@fppk.com deri te premten me 06.09.2013 ne ora 16:00 kur është parapare tërheqja e shortit ne zyrën e FPPK-se nga Komisioni i Garave.

FPPK – Zyra për informim