Minikadetet dhe Kadetet Kampion te Kosoves per vitin 2015
Navigimi

Minikadetet dhe Kadetet Kampion te Kosoves per vitin 2015

2015-03-16

PINGPONG: KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR MINIKADETË DHE KADETË

 

15.03.2015, Dje, në Palestrën e sporti “13 qershori” në Suharekë (Therandë) nën mbështetjen e Kuvendit Komunal të Suharekës, Kpp Therandes dhe FPPK-së u mbajt Kampionati individual i Kosovës për minikadetë dhe kadetë.

Gara ishte shumë masovike, ku morën pjesë rreth 70 pingpongistë nga klubet e Kosovës, të cilat e kultivojnë pingpongun për grupmoshat e reja. Debutues ishin minikadetët dhe kadetët e nga KPP Vëllaznimi (Gjakovë) dhe Kpp Elektrostublla (Viti). Dominoi Fati Karabaxhaku duke fituar vendin e parë në katër kategori të ndryshme. Në vijim do e paraqesim raportin për të gjitha kategoritë.

Në grup moshën e minikadetëve pati paraqitje simpatike të fëmijëve entuziastë dhe të talentuar, në gjysmëfinalen e parë u takuan Amir Hoxha (Kpp Ahmet Hoxha) dhe Bledar Gerguri (Kpp Elting-Kosova), më i mirë ishte Bledari. Në gjysmëfinalen tjetër, Fati Karabaxhaku (Kpp Prizreni) dhe Blend Hajdari (Kpp Lidhja e Prizrenit). Në duelin final, ndërmjet Bledar Gergurit dhe Fati Karabaxhakut, më i mirë ishte Fati Karabaxhaku, që e mposhti Bledar Gergurin dhe mbrojti titullin e kampionit për minikadet me rezultat 3:1.

Edhe në konkurrencën e minikadeteve, pati paraqitje simpatike të fëmijëve entuziastë dhe të talentuar. Sigurisht gara e tregoi se ekipet e pingpongut janë duke punuar edhe me vajzave të reja në klubet e tyre, e siç dihet prej aty niset puna dhe zë fill suksesi eventual në moshat më të rritura. Në duelet gjysmëfinale u takuan, Jerina Rexhepi (Kpp Ahmet Hoxha) dhe Elma Luta (Kpp Shkolla). Fitorja i takoi Jerina Rexhepit, e cila u rendit në finale. Në duelin tjetër gjysmëfinale, Shega Hashani (Kpp Ahmet Hoxha) dhe Lozarta Fazliu (Kpp Shkolla). Fitore shënoi Shega Hashani. Në ndeshjen finale, Jerina Rexhepi u tregua më e pjekur se Shega Hashani dhe shënoi fitore me rezultat 3:1.

Në konkurrencën e kadeteve u zhvilluan lojëra të mira. Në duelet gjysmëfinale u takuan Era Janjeva (Kpp Shkolla) dhe Blenda Lushaj (Kpp Drita), Blenda beri rezistence te madhe duke fituar edhe nje set, por në fund fitorja i takoi Janjevës. Në duelin tjetër gjysmëfinal u takuan Alma Mehmeti (Kpp Drita) dhe Edona Shabani (Kpp Hasan Prishtina), dueli ishte mjaft i baraspeshuar dhe shumë interesant, dy setat e parë i fitoj Alma, ndërsa Edona i fitoj tre setet në vijim për të depërtuar në finale. Në ndeshjen finale, edhe pse Edona e nisi mirë këtë finale duke marrë setin e parë Era Janjeve tregoi se është më mira në këtë kategori, duke shënuar fitore me rezultat 3:1.

Konkurrenca e kadetëve i shtoi lezetin garës, si me numrin e madh të pjesëmarrësve ashtu edhe me rivalitetin e treguar dhe cilësinë që ishte për tu respektuar. Në gjysmëfinalen e parë, u takuan Fati Karabaxhaku (Kpp Prizreni) dhe Emir Bytyqi (Kpp Theranda), pas një ndeshje të mirë triumfoi fati me 3:0. Në gjysmëfinalen tjetër, u takuan Jon R. Shala (Kpp Prizreni) dhe Kreshnik Mahmuti (Kpp Lidhja e Prizrenit), pas një loje të shkëlqyeshme nga të dy lojtarët fitues doli Joni me 3:2 në sete. Në ndeshjen finale, u takuan dy bashkë lojtarët që treguan një shfaqje të mirë për shikuesi, Fati Karabaxhaku, nuk lejoi befasi dhe shënoi fitore ndaj Jon Shalës me rezultat 3:2.

Përveç, në konkurrencën individuale u zhvilluan gara edhe në kategorinë e çifteve të meshkujve, të femrave dhe çifteve të përziera.

Renditja:

Çifte – meshkujt:

1. Fati Karabaxhaku / Jon Shala

2. Fatjon Hajdari / Yll Shala

3. Altin Saramati / Bledar Gerguri

3. Donat Sinai / Xhevdet Gerxhaliu

Çifte – femrat:

1. Alma Mehmeti / Bleona Mehmeti i

2. Blenda Lushaj / Sanije Demiri

3. Era Janjeva / Lozarta Fazliu

3. Bleona Parduzi / Edona Shabani

Çifte të përziera:

1. Fati Karabaxhaku Alma Mehmeti

2. Andin Luta/Era Janjeva

3. Donat Sinan Edona Shabani

3. Xhevdet Gergjaliu Blerona Parduzi

 

FPPK për tre te? parët ne? secilën kategori ndau mirënjohje, medalje, kurse për kampionët edhe Kupa.

Nga FPPK.