Maloku e Makolli - KAMPION TE KOSOVES
Navigimi

Maloku e Makolli - KAMPION TE KOSOVES

2014-03-01

U MBAJT KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVES NE PINGPONG PER SENIORE -VITI 2014

KAMPION TE RINJ:  MILOT MAKOLLI DHE VLONA MALOKU

Kampionati Individual i Kosovës për senior në pingpong për vitin 2014 u mbajt dje (e shtunë 01 mars 2014), në qytezën e bukur të Suharekes, palestra “16 Qershori” nga ora 10.30 deri në ora 22.00. Pjesemarrës ishin afër 90 pingpongist meshkuj dhe afër 20 pingpongiste femra.

Disiplinat ishin : 1. meshkuj individuale, 2. femrat individuale, 3. meshkujt çifte, 4. femrat çifte dhe 5. çiftet e përziera.

Tërë ditën pati lojëra mjaft interesante, befasi ishte fitorja e Petrit Dragidellës ndaj Yll Presteshit. Gjithashtu edhe fitorja e Besart Domanikut në çerekfinale ndaj Baton Çitakut dhe në gjysmëfinale ndaj Rrahman Ademajt.

Ndeshje shumë e fortë ishte gjysmëfinalja e dytë ndermjet Milot Makollit dhe Linor Çitakut, është dashur të luhen 7 seta që të përcaktohet fituesi.

Finalja në mes Besart Domanikut dhe Milot Makollit ishte lojë shumë e mire, por mbrojtja e forte e Makollit dominoi, andaj edhe e mposhti Besartin me rezultat 4:1 (11:9, 12:10, 9:11, 11:6, 11:7)

Edhe në kategorinë e femrave pati lojëra shumë të mira, si p.sh çerekfinalja ndërmjet Linda Zeqirit dhe Xhemile Hasanit, pas 7 setave me rezultat shumë të ngushtë fitoi Xhemilja 4:3. Finalja e femrave tregoi se ende lojtaret tjera janë larg fitores ndaj Vlona Malokut, ajo në finale mundi Iliriana Halitin me rezultat 4:0 (11:6, 11:5, 11:5, 11:4)

Në vijim rezultatet:

Meshkujt Individuale:

Gjysem finale:

Rrahman Ademaj (EK)– Besart Domaniku(PR)                       1:4

Milot Makolli (EK)– Linor Çitaku (PR)                                    4:3

Finale:

Besart Domaniku (PR)- Milot Makolli (EK)                 1:4

Femrat Individuale:

Gjysemfinale:

Vlona Maloku (PR)– Nehare Janjeva(PR)                               4:0

Xhemile Hasani (Shk) – Ilirjana Haliti (PR)                0:4

Finale:

Vlona Maloku (PR) - Ilirjana Haliti (PR)                                  4:0

Meshkujt çifte:

Gjysemfinale:

Erroll Boshnjaku/Rifat Rifati (Elif 19) – Ylli Prestreshi/Jeton Azizi (Hankook)           2:3

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR)– Besart Domaniki(PR)/Nehat Citaku (Shk)         3: 1

Finale;

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR) - Ylli Prestreshi/ Jeton Azizi (Hankook) 3:1

Femrat çifte:

Gjysem finale:

Vlona Maloku(PR)/Arbana Janjeva(SHK)  - Era Janejeva/Arjeta Terstena (Shk)         3:1

Iliriana Haliti /Nehare Janjeva(PR) -  Xhemile Hasani/Nuraj Kurteshi (Shk)    3:1

Finale:

Iliriana Haliti /Nehare Janjeva(PR) – Vlona Maloku(PR)/Arbana Janjeva(SHK)          2:3

Duble mix:

Gjysemfinale:

Linor Citaku(PR)/Arbana Janjeva (SHP) - Riad Citaku (PR) / Arjeta Trstena (Shk) 3:0

Baton Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR) -  Beqiri (Shk) / Ilirjana Haliti (PR)        3:0

Ylli Prestreshi(PR)/Nehare Janjeva (PR) – Linor Citaku(PR)/Arbana Janjeva (SHP) 0:3

Finale

Linor Citaku(PR)/Arbana Janjeva (SHP) - Baton Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR)     1:3

 

Pas perfundimit te garave me te miret u shperblyen nga udheheqesit e Federates me kupa, medalje dhe diploma.

Gara e radhes eshte Turneu Adem Jashari që do të mbahet me dt. 08 mars 2014 në Suharekë, dhe Kampionati individual për Junior që do të mbahet me dt. 09 mars 2014 në Prishtinë.

Kliko ne linkun ne vijim per me shume foto nga kamponati:

https://www.dropbox.com/sh/cfd38w70csxur0n/NNu7aiTGGj

 

FPPK