Maloku e Citaku - TOP Senioret e Kosoves
Navigimi

Maloku e Citaku - TOP Senioret e Kosoves

2013-12-15

09 dhjetor 2013

Prishtine

 

Dje dhe sot, në palestrën e pingpongut në Prishtinë, u mbajtën turnetë cilësorë të pingpongut, TOP 8 për femra dhe TOP 12 për meshkuj.

Sot, në programin e paradites, garat u zhvilluan në konkurrencën e femrave. Ndeshjet u zhvilluan me sistem secili me secilin. Tetë lojtaret më të mira të vitit në Kosovë shfaqën ndeshje të bukura dhe atraktive. Siç është pritur, ndeshje interesante u zhvilluan ndërmjet gjashtë lojtareve të para nga ranglista e FPPK-së. Vlona Maloku, e para në renditje, megjithë faktin se nuk ishte rikuperuar sa duhet nga një lëndim i mëparshëm, ia doli që ta përfundojë këtë vit garues pa asnjë humbje. Ajo hasi në  rezistencë të fortë te Xhemile Hasani, Nehare Janjeva, Iliriana Haliti dhe Linda Zeqiri, sidomos Iliriana ishte afër të bëjë befasinë e vitit (u mposht me rezultat të ngushtë 3:2 nga Vlona). Xhemile Hasani u rendit e dyta me vetëm një humbje, kurse Nehare Janjeva u rendit e treta me dy humbje të pësuara. Neharja në xhiron e fundit u ndesh me Vlonën dhe në rast se do ta kishte mposhur do të renditej e para. Megjithatë Neharja nuk arriti ti bëjë ballë këtij presioni dhe nuk ia doli ta mposhtë Malokun.

Renditja përfundimtare TOP 8

1.     Vlona Maloku

2.     Xhemile Hasani

3.     Nehare Janjeva

4.     Linda Zeqiri

5.     Iliriana Haliti

6.     Arjeta Tërstena

7.     Arbana Janjeva

8.     Hanife Zeqiri

 

Gara e meshkujve TOP 12 u zhvillua të shtunën pas dite (5 xhirot e para) dhe të dielën pas dite (xhirot 6-11). Në qendër të vëmendjes ishte ballafaqimi i lojtarëve të dy klubeve prishtinase: KP Elting (Rrahman Ademi, Milot Makolli, Jeton Oruqi, Jeton Azizi) dhe KP Prishtina (Linor Çitaku, Baton Çitaku, Yll Prestreshi dhe Besart Domaniku). Sistemi i lojës ishte i tillë që ditën e parë i vuri përballë lojtarët që vinin nga ekipet e njëjta dhe po thuaj çdo ndeshje ishte më interesante se tjetra. Befasinë e parë, të ditës së parë, e bëri Jeton Oruqi, që mposhti Rrahman Ademin me 3:1 në sete, kurse në anën tjetër veterani, Besart Domaniku, e mundi Baton Çitakun. Në takimin e vëllezërve Çitaku, më i mirë doli Batoni duke bërë që pas ditës së parë të kemi katër lojtarë me nga 4 fitore e një humbje.

Në ditën e dytë, Rrahman Ademi nuk ishte shumë i disponuar për lojë, pasi humbi ndaj Baton Çitakut me 3:1 në seta, si dhe mezi fitoi ndaj Mentor Shabanit me 3:2 në sete. Edhe ndeshjet në vazhdim dërguan drejt një skenari interesant pasi në xhiron e 9-të Milot Makolli e mundi Baton Çitakun duke ia shkaktuar atij humbjen e dytë dhe kështu pas 10 xhirove ishin 4 lojtarë me nga dy humbje e tetë fitore. Ndeshja vendimtare në xhiron e 12-të ishte ndërmjet Linor Çitakut dhe Rrahman Ademit. Seti i parë në vazhdime i takoi Linorit (16:14). Dy të tjerët i fitoi Ademi, sikur edhe setin e katërt dhe tërë ndeshjen  me rezultatin 3:1 në sete. Dhe përfundimisht me fitoren shume te vështirë te Batonit ndaj Jeton Oruqit shume te disponuar me rezultat 3:2 ne xhiron e fundit siguroi vendin e pare pasi qe kishte shënuar fitore ndaj te dytit Rrahman Ademaj dhe te tretit Linor Citakut.

Renditja përfundimtare meshkujt

1.     Baton Çitaku,

2.     Rrahman Ademi

3.     Linor Çitaku

4.     Besart Domaniku

5.     Milot Makolli

6.     Jeton Oruçi

7.     Mentor Shabani

8.     Ylli Prestreshi

9.     Ylli Maloku

10.  Jeton Azizi

11.  Mërgim Veliu

12.   Branisllav Markoviq

 


Zyra per informim FPPK