Maloku e Citaku - Kampion te turneut FESTARI OPEN 2013
Navigimi

Isufi e Luta dhe Maloku e Citaku - Kampion te turneut FESTARI OPEN 2013

2013-09-29

THERANDË, 29 SHTATOR 2013

 

Sot, në Palestrën e qytetit të Therandës “13 Qershori”, me organizimin e KP Theranda dhe FPPK-së, si dhe me mbështetjen e Komunës së Therandës, u zhvillua turneu tradicional i pingpongut, i 12-ti me radhë, Festari Open 2013. Morën pjesë rreth 120 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova dhe nga KP Teuta e Durrësit. Turneu, përveç masovitetit u karakterizua me ndeshje të mira dhe aktraktive, në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për pingpong, që po thuajse është bërë e zakonshme për Thernadën, e cila njëherit është bërë si qendra kryesore e pingpongut në Kosovë. Garat u zhvilluan me system të dyfishtë, në fazën e pare në grupe “Round Robin”, secili me secilin, kurse në fazën e dytë me sistem eliminimi. Në grupmoshën e kadetëve ku morën pjesë rreth 30 veta, pati ndeshje të mira dhe të nivelizuara për nga cilësia. Më të suksesshëm u treguan Blendon Luta, Filip Adjançiq, Elvedin Çollakoviqi dhe Donat Krasniqi. Luta me mund, të madh e mundi Elvedin Çollakoviqin e Prishtinës, me 3:2, në seta, kurse Filip Adjanciq i KP Galileo, e mundi Donat Krasniqin e Prishtinës me 3:1. Në finale, Blendon Luta, e mundi Adjançiq-in me rezultatin 3:1, në seta dhe me meritë e fitoi turneun, dhe kjo fitore do ti mundësojë atij që të ngjitet në pozitën e parë të renditjes së përgjishme për kadetë.

Në konkurrencën e kadeteve, gara e sotme ishte më e pasur për nga cilësia me pjesëmarrjen e pingpongisteve nga KP Teuta e Durrësit. Durrësaket befasuan me lojëra të mira dhe u treguan më të sukseshme se moshataret e tyre nga Kosova. Në gjysmëfianlen e parë, liridona Rexha (Teuta) e mundi Edolina Sadikun e KP Drita nga Gjilani me rezultatin 3:0, në sete, kurse Emereta Rexha (Teuta), doli më e mire se Era Janjeva me rezultatin 3:0 në seta. Në finale, më e përqendruar u tregua, Emereta Rexha dhe me lojë të sigurtë fitoi me rezultatin 3:0 në seta.

Në konkurrencën e senioreve, Në gjysmëfinale kaluan Vlona Maloku KP Prishtina, Linda Zeqiri KP Drita, Nehare Janjeva KP Prishtina dhe Arbana Janjeva KP Shkolla. Vlona e mundi Neharen pas një loje të mire me rezultatin 3:1 në seta, kurse Linda e mundi Arbanën me 3:0 në seta. Në finale, Vlona Maloku edhe njëherë u tregua shumë e fortë për rivalet e saj dhe vargoi edhe një fitore (ka fituar në të gjithë turnetë ku ka luajtur sivjet), duke e përforcuar pozitën e pare në renditjen e përgjishme. Ajo me meritë e mposhti Linda Zeqirin me 3:0 në seta.

Seniorët u ofruan shikuesve kënaqësi me lojëra tërheqëse dhe cilësore. Katërshja e pare e renditjes së përgjithshme, nuk lejuan befasi dhe u renditën në gjysmëfinale. Baton Çitaku, pati punë më të vështirë, në çerekfinale dhe iu desh të djersitej për ta mundur Alban Hoxhën e KP Ahmet Hoxha (3:2 në seta). Në gjysmëfinale u takuan mes vete lojtarët e dy klubeve më të mira në vend, në njërën anë vëllezërit Çitaku, Batoni dhe Linori (KP Prishtina), kurse në tjetrën Rrahman Ademi dhe Milot Makolli (KP Elting). Në duelin e vëllezërve, këtë here fitues doli Linori me rezultatin e ngushtë 3:2 në seta, kurse Ademaj doli më I mire se Makolli me 3:0 në seta.

Finalja, ndërmjet Ademajt (I dyti në renditje) dhe Çitakut (i treti), u përshkua me lojë të mire dhe me goditje të forta e të larmishme nga të dy rivalët. Setin e pare e fitoi Linori, më pas Ademaj barazoi në 1:1. Seti I tretë ishte shumë I nivelizuar dhe u përmbyll (sikur edhe I pari) vetëm në lojën shtesë (diferencë) 13:11 për Çitakun.

Setin e katër e fitoi Ademaj duke e barazuar rezultatin në 2:2 për ta bërë fianlen më interesante. Në setin vendimtar, Linor Çitaku tregoi më shumë dëshirë dhe vendosmëri për fitore andaj me meritë e fitoi këtë set me 11:9 dhe tërë ndeshjen me 3:2 në seta.

Organizatori për tre të parët në secilën kategori ndau mirënjohje, medale, kurse për kampionët edhe Kupa. Nga 3-13 tetor, Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin evropian , në Vjenë, kurse aktiviteti I ardhshëm është më 20 tetor, kur vazhdon Kampionati ekipor I Kosovës.

GJYSMËFINALET – KADETE – F-

Liridona Rexhaj Edolina Sadiku   3:0

Emireta Isufi       Era Janjeva         3:0

FINALE

Emireta Isufi Liridona Rexhaj       3:1

GJYSMËFINALET KADETË –M-

Filip Adjanciq     Donat Krasniqi 3:1

Blendon Luta     Elvedin Qollakoviq 3:2

FINALE-

Blendon Luta     Filip Adnjanciq   3:1

 

GJYSMËFINALET – FEMRAT -SENIORE

Vlona Maloku    Nehare Janjeva 3:1

Linda Zeqiri Arbana Janjeva         3:0

FINALE

Vlona Maloku Linda Zeqiri            3:0

GJYSMËFINALET SENIOR –M-

Baton Citaku      Linor Citaku        3:0

Milot Makolli      Rrahman Ademi               0:3

FINALE

Rrahman Ademaj             Linor Çitaku        2:3 (12:14, 11:6, 11:13, 11:8, 9:11)

 

FPPK - Zyra per informim