Më të mirët e vitit 2013 në FPPK
Navigimi

Më të mirët e vitit 2013 në FPPK

2014-01-19

Me rastin e 10 vjetorit e pranimit te FPPK-se ne instancat me te larta ndërkombëtare, Federata e Pingpongut te Kosovës, me respektin dhe nderin me te madh, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë sportit te pingpongut, sidomos gjate periudhës 1991-2001, nderon me Mirënjohje dhe plaket, doajenin e pingpongut te Kosovës:

Me rastin e 10 vjetorit e pranimit te FPPK-se ne instancat me te larta ndërkombëtare, Federata e Pingpongut te Kosovës, me respektin dhe nderin me te madh, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë sportit te pingpongut, sidomos gjate periudhës 1991-2001, nderon me Mirënjohje dhe plaket, doajenin e pingpongut te Kosovës:

 

  1. 1. TASIM BROVINA

(lusim Kryetarin e FPPK-se, Nehat Çitaku qe te dhuroj mirënjohjen)

(e keni fjalën z. Tasim nëse dëshironi te thoni diçka)

 

Federata e Pingpongut e Kosovës, per kontributin e jashtëzakonshëm dhëne sportit te pingpongut duke qene ne krye te saj ne periudhën me te vështire te viteve te 90-ta, me Mirënjohje dhe Plaket nderon:

 

  1. 2. BLERIM PEJA

 

(lusim Kryetarin e FPPK-se, Nehat Çitaku qe te dhuroj mirënjohjen)

(e keni fjalën z. Blerim nëse dëshironi te thoni diçka)

 

Kjo dyshe, Tasimi dhe Blerimi nuk do te ishte kjo qe është pa njeriun i cili ne mënyrë profesionale bashke udhëhoqi Federatën e Pingpongut te Kosovës ne periudhën me te vështire te sportit Kosovar dhe diti qe ne momentin me te duhur te iu dorëzoj timonin e drejtimit te Federatës njerëzve te rinj, me Mirënjohje dhe plaketë nderon:

 

  1. 3. Prof. Dr. FAIK CITAKU

Federata e Pingpongut e Kosovës, me rastin e 10 vjetorit te aderimit te FPPK-se ne ITTF dhe ETTU, për kontribut te jashtëzakonshëm dhe merita te veçanta me mirënjohje dhe plaket nderon:

 

  1. 4. LUNA BERISHA, Sekretar Gjeneral i FPPK-se ne vitin 2003 dhe Kryetar i saj ne vitet 2004-2007,

 

Për kontribut te jashtëzakonshëm te dhënë ne procesin e njohjes ndërkombëtare te FPPK-se, me mirënjohje dhe plaket nderohet:

 

  1. 5. SHERAFEDIN ZHITIA, Kryetar i FPPK-se ne vitin kur u pranua ne ITTF.

 

Federata e Pingpongut e Kosovës, për punën e palodhshme ne ekip me Luanin dhe Sherafedinin dhe kontributin e dhënë ne procesin e njohjes se FPPK-se ne ITTF 10 vite me pare, për te vazhduar me ritëm te njëjtë edhe me tutje deri ne pranimin e FPPK-se edhe ne Unionin Ballkanik te Pingpongut, ndan mirënjohje dhe plaket:

 

  1. 6. NEHAT CITAKU, kryetar aktual i FPPK-se,

 

 

Ne 10 vjetorin e pranimit te FPPK-se ne ITTF dhe ETTU, për mbështetje te vazhdueshme ne implementimin e projekteve te Federatës e sidomos atyre ndërkombëtare, Federata e Pingpongut e Kosovës ndanë Mirënjohje dhe plaket për:

 

  1. 7. AFERDITA FAZLIA, zv drejtoresh e Departamentit te Sportit.

 

Per mbështetje te vazhdueshme ne dhjetëvjeçarin e fundit te sportit te pingpongut ne te gjitha format e sidomos tek pingpongu i femrave, Federata e Pingpongut e Kosoves me mirnjohje te veqante nderon:

 

  1. 8. BESIRE DOMANIKUN, trajnerë e reprezentacionit te femrave

 

Duke u bazuar në të arriturat e FPPK-së dhe rezultatet që kanë shënuar lojtarët, trajnerët, gjyqtarët dhe punetoret sportiv, komisioni i zgjedhur nga Bordi i Federatës së  Pingpongut të Kosovës ka bërë këtë përzgjedhje:

 

  1. 9. Për përkrahje të vazhdueshme financiare të pingpongut në rrugën drejt zhvillimit dhe afirmimit te mëtejmë, sidomos në arenën ndërkombëtare, ndan:

Mirenjohje të veçantë:

DEPARTAMENTIT TË SPORTIT pranë Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport,

  1. 10. Për kontributin e dhënë në përkrahje teknike të Federatës së Pingpongut – ofrimin e Palestrës Sportive me të gjitha pajisjet, ku u zhvilluan shumica e garave kampionale dhe turne të ndryshëm, ndan:

Mirënjohje të veçantë:

Mejtim Bytyqi , ish Drejtor i Departamentit për Rini, Kulturë dhe Sport në KK Suharekë

  1. 11. Për informim të drejtë dhe të shpejtë për të gjitha aktivitetet e Federatës së pingpongut gjatë këtij viti kalendarik, ndan:

 

Mirënjohje të veçantë:

SPORT PLUS, Gazetës Ditore për sport,

 

  1. 12. Per kontribut te vazhdueshëm ne promovimin vizual te FPPK-se

TICKMEDIAKompani per marketing

  1. 13. Klubi më i mirë i vitit në konkurrencën e Juniorëve -meshkuj:

-Kampion i Kosovës – që në vitin e parë të pjesëmarrjes në këto gara,

KPP “ Galileo” Graçanicë 

 

  1. 14. PUNËTORI SPORTIV I VITIT:

Për organizimin e garave ekipore dhe individuale të nivelit kombëtar, informimin e shpejtë dhe profesional të mediave për aktivitetet e FPPK-së, përfaqësimi i denjë si gjyqtar në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare (Viena, Sarajeva).

ABEDIN BAHTIRI - Kryetar i Komitetit të gjyqtarëve të FPPK-së.

  1. 15. GJYQTARI MË I MIRË I VITIT:

-Gjyqtar i suksesshëm ndërkombëtar i pingpongut, i cili ndau drejtësinë në finalen e Kampionatit Evropian (Ovcharov-Samsonov) dhe ne shume gara tjera ndërkombëtare

 

JETON BEQIRI, Gjyqtar Ndërkombëtar ,

  1. 16. MINIKADETJA MË E MIRË:

-     Kampione e Kosovës për Minikadete për vitin 2013,

-     Fituese e Turneut Bedri Ajeti per minikadete

-      Fituese e turneut TOP 8 per minikadetë

 

BLENA MALOKU, anëtare  e  Kpp “Drita”, Gjilan

  1. 17. MINIKADETI MË I MIRË:

 

-      Fitues i Kampionatit individual ti Kosovës për Minikadet.

-      Fitues i vendit ti dytë në Turneun “Bedri Ajeti” per minikadet

-      Fitues i vendit të tretë në Turneun TOP 8 per minikadet

 

ERMIR  BYTYQI, anëtar i KPP “THERANDA” Therandë

  1. 18. KADETJA MË E MIRË:

-     Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,

-     Kampione e Kosovës në grupmoshat deri 15 vjet,

-     Fituese e turneut Bedri Ajeti

-     Fituese e turneut “TOP 8”

ERA JANJEVA, anëtare e Kpp “Shkolla”, Prishtinë

 

  1. 19. KADETI MË I MIRË:

-     Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për kadetë,

-     Nën kampion i Kosovës per kadet

-     Fitues i turneut Dita e Clirimit të Prishtinës

-     Fitues i turneut “TOP 8”

JON SHALA, anëtar i Kpp “Shkolla”, Prishtinë

  1. 20. JUNIORJA MË E MIRË E VITIT:

-     Nen kampione e Kosovës,

-    Fituese e turneut Ilir Lushtaku

-    Fituese e turneut “TOP 8”,

-    Anëtare standarde e përfaqësueses së Kosovës

 

NEHARE JANJEVA, anëtare  e Kpp “Prishtina”, Prishtinë

 

 

 

  1. 21. JUNIORI MË I MIRË I VITIT:

-     Fitues i Turneut TOP 12

-     Kampion individual i Kosovës

-     Fitues i turneut Bedri Ajeti

-     Anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës per te rinj

MËRGIM VELIU, anëtar  i Kpp “Ilir Lushtaku”,Skënderaj

  1. 22. PINGPONGISTJA  MË E MIRË E VITIT:

-      Nr.1 në Ranglistën e FPPK-së

-      Kampione e Kosovë

Fituese e turneve:

-      “Dita e Pavarësisë së Kosovës”,

-      “Ahmet Hoxha”,

-      “Adem Jashari”

-      “Lidhja e Prizrenit,

-      “Festari Open”,

-      “Dita e Flamurit”

-      “Top 8”

-      Fituese e turneut regjional ne “Shtip 2013”,

-    Anëtare standarde e reprezentacionit të Kosovës ,pjesëmarrëse në KE në Vjenë.

VLONA MALOKU, anëtare  e  Kpp “Prishtina”, Prishtinë

  1. 23. PINGPONGISTI MË I MIRË I VITIT:

-    Nr 1 në ranglistën e FPPK-së

Fitues i turneve:

-      “Dita e Pavarësisë”,

-      “Lidhja e Prizrenit”

-      “Festari Open”,

-      “Adem Jashari”,

-      I treti në turneun TOP 12

-      Anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, pjesëmarrës në KB në Paris 2013 në KE në Vjenë, ne kualifikime per KE ne Luxemburg dhe ne Kampionatin Ballkanik U21 ne Sarajeve

LINOR CITAKU, anëtar i Kpp “Prishtina”, Prishtinë

 

FPPK - Zyra per informim