Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti fitues të turneut TOP8 Kadetë
Navigimi

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmeti fitues të turneut TOP8 Kadetë

2016-11-08

06.11.2016

Në Prishtinë u mbajt Turneu Top 8 për kategorinë e kadetëve dhe Kadeteve. Morën pjesë 8 të parët sipas renditjes aktuale të FPPK-së. Ajo që u vërejt më së shumti ishte mungesa e të rinjve nga ekipet e Prishtinës si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Tek femrat mbizotëruan lojtaret nga Gjilani, ndërsa te meshkujt lojtarët nga Prizreni. Kjo tregon se trajnerët e këtyre anëve po ju kushtojnë më shumë rëndësi kësaj moshe të re, që është edhe baza për të ardhmen. E sipas Ivo Goran Munivrana , që ishte mysafir nga ITTF për 2 vjetorin e pranimit të KOK-ut në KON, ‘për të përparuar pingpongu duhet të investohet sa më shumë në trajner’.

Pas hedhjes së shortit, ndeshjet më të forta si në kategorinë e femrave ashtu dhe të meshkujve u zhvilluan në xhiron e parë, Alma Mehmeti kundër Blenda Lushaj dhe Kreshnik Mahmuti kundër Fatih Karabaxhakut, përderisa Kreshniku pas fitores ndaj Fatihut, nuk pati ndonjë ndeshje të vështirë, Alma në xhiron e parafundit u ndesh me Lorena Elshanin që deri atëherë edhe ajo nuk kishte asnjë humbje, edhe pse në të tre setat udhëhoqi Lorena, Alma triumfoi. Paraqitje të mirë patën edhe lojtaret e reja nga Ferizaj.