KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVES PER VITIN 2013
Navigimi

ERA JANJEVA E DONAT KRASNIQI (PER KADETE) SI DHE BLENDONA MALOKU E ERMIR BYTYQI (MINIKADETE) - KAMPION TE KOSOVES

2013-03-09

09-03-2013

 

Me 09 dhe 10 mars po mbahet Kampionati Individual i Kosoves ne Pingpong per vitin 2013 per grupmoshat e minikdateve, kadeteve dhe junioreve te Kosoves.

 

Ndersa, me 16 dhe 17 mars 2013 do te mbahet Kampionati Individual i Kosoves ne Pingpong per vitin 2013 per Seniore.

 

FPPK

09.03.2013,  Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionait individual i Kosovës për minikadetë dhe kadetë. Gara e sotme, ishte shumë masovike, ku morën pjesë rreth 70 pingpongistë nga klubet e Kosovës, të cilat e kultivojnë pingpongun për grupmoshat e reja. Në grupmoshën e minikadetëve pati paraqitje simpatike të fëmijëve entuziastë dhe të talentuar. Minikadetët e Klubit Theranda, edhe këtë herë qenë më në numër dhe më cilësor andaj u renditën në dy vendet e para. Në duelin final, ndërmjet Ermir dhe Edi Bytyqit, këtë herë më i mirë ishte Ermiri, duke ia marrë titullin e kampionit, nga viti i kaluar Edi Bytyqit.

Në konkurrencën e minikadeteve, numri i pjesëmarrëseve ishte shumë i vogël andaj mungoi edhe rivaliteti edhe cilësia. Sigurisht gara e sotme do të ndikojë te klubet që të përpiqen më shumë për përfshirjen e vajzave të reja në klubet e tyre, pasi siç dihet prej aty niset puna dhe zë fill suksesi eventual në moshat më të rritura. Në duelet gjysmëfinale u takuan, Sara Rozhaja dhe Eranda Rama, të dyja nga KP Shkolla. Fitorja i takoi Rozhajës, e cila u rendit në finale. Në duelin tjetër gjysmëfinal, Blenda Maloku nga KP Drita e Gjilanit dhe Dea Bajrami nga KP Shkolla. Fitore shënoi Maloku. Në ndeshjen finale, Maloku u tregua më e pjekur dhe shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Konkurrenca e kadetëve i shtoi lezetin garës, si me numrin e madh të pjesëmarrësve ashtu edhe me rivalitetin e treguar dhe cilësinë që ishte për tu respektuar. Në këtë kategori mbizotëruan lojtarët nga KP Shkolla që fituan 4 vendet e para. Megjithë rivalitetin e fortë, në gjysmëfinale u takuan favoritët, lojtarët e renditur në 4 vendet e para. Në gjysmëfinalen e parë, u zhvillua ndeshje shumë e fortë, ku u takuan dy lojtarët me lojën më të bukur nga pikëpamja teknike: Donat Krasniqi i KP Shkolla dhe Leart Beqiri poashtu nga KP Shkolla. Krasniqi, kampion në fuqi dhe nga  më perspektivët e kësaj grupmoshe hasi në rezistencë të denjë të Beqirit. U desh të luhen 5 sete që Donati të kalojë në finale. Në gjysmëfinalen tjetër, në një lojë të nivelizuar, fitues doli Jon Shala i KP Shkolla duke e mposhtur  bashkëlojtarin e klubit të tij Blendon Lutën me 3:0 në sete.

Në finale, u takuan Donat Krasniqi dhe Jon Shala. Pas një loje më të mirë, Krasniqi ia doli ta mposhtë Jonin (3;1 në sete) dhe ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Përveç, në konkurrencën individuale u zhvilluan gara në kategorinë e çifteve të meshkujve, të femrave dhe çifteve të përziera. Edhe në këtë kategori lojtarët nga Prishtina fituan të gjitha vendet e para. Një vend të tretë e zuri çifti i djemve nga Klubi Galileo nga Graçanica, kurse tri tjerat çiftet nga Prishtina.

Renditja:

Çifte të përziera:

1.Jon Shala/Era Janjeva

2.Petrit Dragidella/ Aurora Geci

3.Leart Beqiri/ Diana Latifi

4.Donat Krasniqi/Sara Rozhaja

Çifte – femrat:

1.Era Janjeva/Sara Rozhaja

2.Aurora Geci/Diana Latifi

Çifte – meshkujt:

1.Blendon Luta/Yll Dragidella

2.Donat Krasniqi/Jon Shala

3.Leart Beqiri/Petrit Dragidella

4.Aleksandar Mitroviq/Filip Adjanciq

Nga FPPK.