Kampi Veror per te Rinj
Navigimi

Kampi Veror per te Rinj

2013-08-20

Suhareke, 19.08.2013

Qyteza e Suharekës është nikoqire i Kampit Veror te Pingpongut te Kosovës i cili ka filluar me 19 gusht dhe do te zgjasë deri me 24 gushte dhe ne te cilin marrin pjese 46 lojtare te rinj, ne mes te cileve edhe 3 pingpongist te nacionalitetit serb. Grupin prej tete trajnerëve kosovar te cilët kujdesen për mbarëvajtjen e kampit e udhëhiqe legjenda e pingpongut kroat, Branka Batinic qe tani mbane pozitën e kryetrajeneres e ETTU-se për Eurokids. Te drejtën për pjesëmarrje ne këtë kamp e kane fituar nga tre lojtar te ekipeve te junioreve pjesëmarrëse ne  Ligën e Junioreve qe sivjet ka startuar si pilot projekt shume i qëlluar ne Federatën e Pingpongut, pingpongistët e reja te te gjitha klubeve te femrave si dhe reprezentacioni i Kosovës U21 i cili këtë kamp e shfrytëzon si përgatitje për pjesëmarrje ne Kampionatin e Pare Ballkanik U21 i cili ne fund te muajit gusht do te mbahet ne Sarajeve.

Kampi ka filluar sot me stërvitjen e pare te pasdites ndërsa ne ditën e dyte do te ushtrohet ne dy grupe nga 23 lojtare ne 12 tavolina. Grupi i pare nga 08:00-10:00 dhe 15:17 ndërsa grupi i dyte nga 10:00-12:00 dhe 17:00-19:00 per te vazhduar me te dy grupet njëkohësisht me stërvitjen e shtese te mbrëmjes nga ora 20:00-21:00.

Këtë ngjarje te rëndësishme te pingpongut e mundësuan Departamenti i Sportit te MKRS dhe Drejtoria për Rini dhe Sport e Komunës se Suharekës ne bashkëpunim me ETTU dhe ITTF.