Janjeva e Dragidella dhe Mehmeti e Karabaxhaku = Kampion te Kosoves
Navigimi

Janjeva e Dragidella dhe Mehmeti e Karabaxhaku // Kampion te Kosoves

2014-02-23

PINGPONG: KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR MINIKADETË DHE KADETË

 

23.03.2014, te shtunen, në Palestrën e sporti “13 qershori” në Suharekë (Therandë) nën mbështetjen e Kuvendit Komunal të Suharekës, Kpp Mushtishti dhe FPPK-së u mbajt Kampionait individual i Kosovës për minikadetë dhe kadetë.

Gara ishte shumë masovike, ku morën pjesë rreth 70 pingpongistë nga klubet e Kosovës, të cilat e kultivojnë pingpongun për grupmoshat e reja. Debutues ishin minikadetët dhe kadetët e KPP Ahmet Hoxha.

Në grupmoshën e minikadetëve pati paraqitje simpatike të fëmijëve entuziastë dhe të talentuar. Minikadetët e Klubit Prizreni, këtë herë ishin më cilësor andaj u renditën në dy vendet e para. Pas lojerave në grupe, dhe garave në skelet, në duelet gjysmëfinale u takuan Jon Shala (Kpp Prizreni) dhe Bledar Gerguri (Kpp Elting). Në duelin tjetër gjysmëfinal, Fati Karabaxhaku (Kpp Prizreni) dhe Erind Elshani (Kpp Theranda). Në duelin final, ndërmjet Jon Shalës dhe Fati Karabaxhakut, më i mirë ishte Fati Karabaxhaku, që e mposhti Jon Shalën dhe mori titullin e kampionit për minikadet me rezultat 3:1 (8:11, 11:8, 12:10, 11:8).

Edhe në konkurrencën e minikadeteve, pati paraqitje simpatike të fëmijëve entuziastë dhe të talentuar. Sigurisht gara e tregoi se ekipet e pingpongut janë duke punuar edhe me vajzave të reja në klubet e tyre, e siç dihet prej aty niset puna dhe zë fill suksesi eventual në moshat më të rritura. Pas lojerave ne grupe, dhe garave në skelet, në duelet gjysmëfinale u takuan, Adelina Teraku (Kpp Drenica) dhe Edolina Sadiku (Kpp Drita). Fitorja i takoi Adelina Terakut, e cila u rendit në finale. Në duelin tjetër gjysmëfinal, Alma Mehmeti dhe Sanije Demiri të dyja nga KP Drita e Gjilanit. Fitore shënoi Alma Mehmeti. Në ndeshjen finale, Alma Mehmeti u tregua më e pjekur se Adelina Teraku dhe shënoi fitore me rezultat te ngusht 3:2 (11:4, 11:4, 8:11, 10:12, 11:5).

Në konkurrencën e kadeteve u zhvilluan lojëra të mira. Në duelet gjysmëfinale u takuan Era Janjeva (Kpp Shkolla) dhe Aurora Geci (Kpp Ilir Lushtaku) fitorja i takoi Janjevës. Në duelin tjetër gjysmëfinal u takuan Blenda Maloku dhe Edolina Sadiku të dyja nga KP Drita e Gjilanit, fitorja i takoi Edolina Sadikut. Në ndeshjën për vendin e tretë u takuan Blenda Maloku dhe Aurora Geci, fitore të bindshme shenoi Maloku.  Në ndeshjen finale, Era Janjeve tregoi se është më mira në këtë kategori, duke shënuar fitore ndaj Edolina Sadikut me rezultat 3:0 (11:2, 11:5, 11:6).

 

Konkurrenca e kadetëve i shtoi lezetin garës, si me numrin e madh të pjesëmarrësve ashtu edhe me rivalitetin e treguar dhe cilësinë që ishte për tu respektuar. Në këtë kategori befasoi Burhan Badivuku nga Kpp Hasan Prishtina që në gjysmëfinalen e parë, pas një ndeshje shumë të fortë, moshti Donat Krasniqin nga Kpp Prishtina 3:2 (11:5, 7:11, 7:11, 11:6, 19:17). Në gjysmëfinalen tjetër, u takuan Petrit Dragidella (Kpp Shkolla) dhe Filip Adjancic (Kpp Galileo), fitues doli Petriti me 3:2 në sete (11:9, 8:11, 6:11, 11:9, 11:9).

Në ndeshjën për vendin e tretë u takuan Filip Adjancic dhe Donat Krasniqi, fitore shenoi Adjancic me 3:1 (11:9, 7:11, 11:6, 12:10). Në ndeshjen finale, Petrit Dragidella, nuk lejoi befasi dhe shënoi fitore ndaj Burhan Badivikes me rezultat 3:1 (6:11, 12:10, 11:6, 11:7).

Përveç, në konkurrencën individuale u zhvilluan gara edhe në kategorinë e çifteve të meshkujve, të femrave dhe çifteve të përziera.

Renditja:

Çifte të përziera:

1. Donat Krasniqi/Era Janjeva

2. Shpetim Qerimi/Blenda Maloku

3. Petrit Dragidella/Aurora Geci

3. Yll Shala/Jeta Kabashi

Çifte – femrat:

1. Era Janjeva/ Aurora Geci

2. Eranda Rama/Adelina Teraku

3. Blenda Maloku/Sanije Demiri

4. Edolina Sadiku/Alma Mehmeti

Çifte – meshkujt:

1. Petrit Dragidella/Çlirim Fazliu

2. Donat Krasniqi/Elvedin Çollakoviq

3. Arsenie Markoviq/Filip Adjanciq

3. Yll Shala/Kreshnik Mahmuti

FPPK pe?r tre te? pare?t ne? secile?n kategori ndau mire?njohje, medalje, kurse pe?r kampione?t edhe Kupa. Ndërsa 3 kadetët dhe kadetet e parë FPPK i shpërbleu edhe me pjesmarrje në turneun Rumi Children Sports Games in Konya TURQI.

 

Per me shume foto nga ky kampionat kliko ne linkun ne vijim:

https://www.dropbox.com/sh/8v4mt4v0t0krijy/cpIrWufwAc

 

FPPK - Zyra per informim