Irfan Cekic & Vlona Maloku - Kampion te turneut memorial "Ahmet Hoxha 2014"
Navigimi

Irfan Cekic & Vlona Maloku - Kampion te turneut memorial "Ahmet Hoxha 2014"

2014-05-18

te shtunen, me date 17 maj ne Ferizaj u mbajt turneu i XV nderkombetar memorial ne pingpong “Ahmet Hoxha 2014”. Ne kete turne perkujtues morren pjese mbi 100 pingpongistet me te mire te kater shteteve te Kosoves, Shqiperise, Malit te Zi dhe Maqedonise dhe per here te pare u shqua dhe u konsiderua si turneu me atraktiv dhe cilesore duke pase parasysh qe garuesit profesionist nga Mali i Zi te cilet garojne ne ligat e Luksemburgut e Gjermanise ishin per nje nuance me cilesoret e turneut.

 

Fillimisht turneu u pershendet nga z. Ylber Topalli bashkeveprimtar I ngusht I Heroit te Kosoves ‘Ahmet Hoxha’ I cili perkujtoi disa qaste emocionale te tij gjate kohes se veprimtarise se tij me Ahmetin, pastaj turneu u pershendet edhe nga Drejtori per Kulture, Rini dhe Sport I Komunes se Ferizajt, z. Enver Haliti I cili poashtu falenderoi pjesemarresit dhe premtoi se ngjarjet si kjo do te kene mbeshtetje te vazhdueshme pasi keto ngjarje promovojne dhe ngrisin cilesine e sportit ne qytet, Kosove dhe regjion. Se fundmi, turneun dhe pjesemarresit I pershendeti Kryetari I Qytetit te Ferizajt,. Z. Muharem Svarqa I cili poashtu pati nje fjalim emocional per vepren e Heroit ‘Ahmet Hoxha’ duke pase parasysh qe Ahmeti kishte qene profesor i tij ne shkolle dhe ne fund kryetari Svarqa e shpalli te Hapur Turneun e XV memorial nderkombetare “Ahmet Hoxha 2014”.

Me pastaj delegacionet, familjaret dhe miqte e pranishem vazhduan me fazen e homazheve prane varrezave te deshmoreve dhe me pastaj i kushtuan edhe nje vizite familjes se Heroit ‘Ahmet Hoxha’.

 

Duhet theksuar se Delegacioni I Malit te Zi kishte ardhe ne Ferizaj me reprezentuesit me te mire te shtetit te tyre te cilet hiq me pak se 10 dite me pare ne Tokyo te Japonise kishin arrite sukses kulminante duke mposhtur 9 shtete dhe duke mos pesuar asnje humbje ne Divizionin e tyre. Kjo u vertetua edhe ne Ferizaj me qrast ne finale e meshkujve u takuan dy malazezet me te mire dhe me kete rast ne finale Irfan Cekic mposhti Luka Baki me 3:2 ne sete. Ne konkurencen e femrave dominuan kosovaret dhe ne finale Vlona Maloku nga Prishtina u be kampione pasi mposhti Nehare Janjeva poashtu nga Prishtina me 3:1 ne sete.

 

Rezultatet complete te turneut te XV nderkombetare memorial “Ahmet Hoxha 2014” jane:

 

FEMRAT:

Vendi I pare:      Vlona Maloku (Prishtina)

Vendi I dyte:      Nehare Janjeva (Prishtina)

Vendi I trete:     Linda Zeqiri (Drita, Gjilan)

Vendi I trete:     Ilirjana Haliti (Prishtina)

 

MESHKUJT:

Vendi I pare:      Irfan Cekic (Mali I Zi)

Vendi I dyte:      Luka Bakic (Mali I Zi)

Vendi I trete:     Rrahman Ademaj (Elting Kosova)

Vendi I trete:     Ylli Prestreshi (Hankook, Kosova)

 

Organizatori ofroi kushte dhe standarde cilesore per mbarevajtjen e turnrut dhe ne fund shperbleu fituesit e kater vendeve te para ne te dy kategorite.

 

FPPK - Zyra per informim