Dragidella e Janjeva kampion junior të Kosovës për vitin 2015
Navigimi

Petrit Dragidella dhe Era Janjeva kampion junior të Kosovës për vitin 2015

2015-02-22

KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR JUNIORE/Ë

Petrit Dragidella dhe Era Janjeva kampion junior të Kosovës për vitin 2015.

22.02.2015, Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për juniorë. Morën pjesë rreth 70 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.

Gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore që filluan nga çiftet e përziera, çiftet e meshkujve, çiftet e femrave, dhe kategorinë individuale për femra dhe meshkuj.

Pati shumë ndeshje interesante, rivalitet, befasi, e mbi te gjitha cilësi.

Në çifte të përziera, titullin e kampionit e mbrojtën Jon Shala/Era Janjeva, që në finale fituan kundër Fati Karabaxhaku / Alma Mehmeti 3:0.

Në konkurrencën e çifteve të femrave, në finale u takuan pingpongistët nga Gjilani, fituan Alma Mehmeti / Bleona Mehmeti kundër Blenda Lushaj / Sanije Demiri me 3:0.

Garë shumë e fortë u zhvillua në kategorinë e çifteve të djemve, nga 18 çifte më të mirët në finale u takuan Ylli Dragidella/Blendon Luta dhe shokët nga klubi Petrit Dragidella / Leart Beqiri, çifti Dragidella/Luta e mbrojti titullin nga viti i kaluar, duke fituar me rezultat bindës 3:0.

Në konkurrencën e juniorëve në gjysmëfinale u plasuan, Era Janjeva dhe Blona Mehmeti, Era nuk lejoj befasi, duke fituar me 3:0. Dueli tjetër gjysmëfinal ndërmjet Alma Mehmeti dhe Edona Shabani ishte shumë interesantë dhe i barabartë, fitoj pingpongistja nga Vushtrrija me 3:0, që për herë të parë mori pjesë në garat e FPPK. Në takimin final, u ndeshën Era Janjeva dhe Edona Shabani. Edona tregoj lojë të mirë, por Era ishte një ‘arrë e fortë’, duke e mposhtur me 3:0 dhe me këtë fitoi titullin e Kampiones së Kosovës.

Në konkurrencën e meshkujve, patë shumë lojë interesante, dramë edhe befasi, për befasi u kujdesën, Faton Met’hiu që mposhti Ersan Ramiqin, Elvedin Çollakoviq që mposhti Leart Beqirin, pastaj Yll Dragidella që në një lojë shumë dramatike mposhti kampionin nga viti i kaluar Blendon Lutën me 3:2, si dhe Petrit Dragidella që në Gjysmëfinalen e parë e mposhti të parin e ranglistës Jon Shalën me 3:1. Në gjysmë finalen e dytë Yll Dragidella ishte më i mirë se Elvedin Qollakoviq dhe fitoj me 3:0. Finalja ishte një loje e mirë dhe dramatike e të dy finalistëve, pas pesë setave Petrit Dragidella shënoi fitore ndaj Yll Dragidellës me rezultat 3:2 dhe me këtë fitoi titullin e Kampionit të Kosovës.

Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa.

Renditja:

Çifte të përziera:

1. Jon Shala/Era Janjeva

2. Fati Karabaxhaku / Alma Mehmeti

3. Hektor Kryeziu / Lorena Elshani

3. Faton Methiu / Edona Shabani

Çifte – femrat:

1. Alma Mehmeti / Bleona Mehmeti

2. Blenda Lushaj / Sanije Demiri

3. Era Janjeva / Loren Elshani

3. Blerona Parduzi Eldona Shabani

Çifte – meshkujt:

1. Ylli Dragidella/Blendon Luta

2. Petrit Dragidella / Leart Beqiri

3. Hektor Kryeziu / Ermir Bytyqi

3. Riad Citaku / Elvedin Collakovic

INDIVIDUALE – F-

1. Era Janjeva

2. Edona Shabani

3. Alma Mehmeti

3. Bleona Mehmeti

INDIVIDUALE – M-

1. Petrit Dragidella

2. Yll Dragidella

3.Jon Shala

3.Elvedin Qollakoviq

 

Nga FPPK.