CITAKU E MALOKU FITUES TE TURNEUT LIDHJA E PRIZRENIT 2014
Navigimi

Turneu Lidhja e Prizrenit 2014
LINOR ÇITAKU DHE VLONA MALOKU FITUES TË TURNEUT LIDHJA E PRIZRENIT 2014
Të dielën, më 16 nëntor, Federata e pingpongut e Kosovës organizoi turneun e shtyrë Lidhja e 
Prizrenit në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.
Në turne morën pjesë rreth 70 pingpongistë meshkuj dhe femra. Garat u zhvilluan me sistem 
mënjanimi. 
Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum në të tetën e finales, befasi kesaj radhe ishte plasmani i  
Astrit Hasanit në tetë më të mirët duke mposhtur Yll Prestreshin me 3:2. Në gjysmëfinalen e parë u 
takuan Baton e Linor Çitaku, të cilën pa vështirësi e fitoi Linori 3:0 (11:4, 12:10, 11:4). Gjysmëfinalja 
tjetër ishte më interesante dhe me lojë shumë atraktive për publikun nga të dy pingpongistët, 
Rrahman Ademaj e Besart Domaniku, Domaniku ishte më i koncentruar dhe fitoi meçin me 3:1 
(11:8, 6:11, 12:10, 11:5). Në finale u takuan dy lojtarët e KPP Prishtina, Besarti filloi furishëm duke 
e deklasuar Linorin në dy setat e parë me goditje të shpejta dhe precize, mirëpo Linori u kthye në 
lojë me angazhim e lëvizje shpejta, duke e detyruar Besartin të bëjë gabime dhe me këtë edhe e 
mbrojti titullin e kampionit me rezultat 3:2 (8:11, 5:11, 11:6, 11:7, 11:4).
Në konkurrencën e femrave në gjysmë finalen e parë Iliriana Haliti ishte ma e mirë se Hanife Zeqiri 
duke fituar me 3:0 (6:11, 6:11, 9:11), ndërsa në gjysmëfinalen e dytë patëm një lojë të fortë 
ndërmjet Vlona Malokut dhe Linda Zeqirit, triumfoi Vlona me 3:1 (11:8, 11:6; 7:11; 11:8), në Finale 
Iliriana u mundua që ti bëj rezistencë Vlonës, por edhe kësaj radhe Vlona nuk lejoi Befasi duke 
fituar edhe këtë trofe me rezultat 3:0 (11:8, 11:7, 11:8).
Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medalje dhe diploma.Turneu Lidhja e Prizrenit 2014

Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medalje dhe diploma.

2014-11-26