Burhan Badivuku dhe Hanife Zeqiri kampion te turneut memorial “Ilir Lushtaku 2014”
Navigimi

Burhan Badivuku dhe Hanife Zeqiri kampion te turneut memorial “Ilir Lushtaku 2014”

2014-03-23

Turneu memorial “Ilir Lushtaku”,

 

Burhan Badivuku dhe Hanife Zeqiri kampion të turneut momorial “Ilir Lushtaku” për vitin 2014.

 

23.03.2014, Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt turneut momorial “Ilir Lushtaku” në kategorinë e juniorëve. Morën pjesë rreth 80 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës si dhe nga Kpp Teuta e Durrsit.

Pati shumë ndeshje interesante, rivalitet, befasi, e mbi te gjitha cilësi. Për befasi u kujdes Burhan Badivuku që zuri vendin e parë.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Blendon Luta dhe Burhan Badivuku, edhe pse Blendoni llogaritej si favorit, Burhani fitoi me 3:2 (11:9, 15:13, 11:13, 7:11, 11:6), Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Riad Çitaku dhe Ersan Ramiq, triumfoi Riadi me 3:0 (11:3, 14:12, 11:9). Finalja ndërmjet Burhan Badivukes dhe Riad Çitakut pas tre setave i takoi Burhanit që shënoi fitore të merituar dhe me këtë fitoi titullin e Kampionit të turneut memorial Ilir Lushtaku, rezultati 3:0 (11:2, 11:4, 11:6).

Në konkurrencën e junioreve me pjesëmarrjen e 3 pingpongisteve nga Kpp Teuta e Durrsit u rrit konkurrenca dhe cilësia. Në gjysmëfinale u plasuan 4 më të mirat dhe nuk pati befasi. U takuan Hanife Zeqiri – Liridona Rexhaj (Kpp Teuta), pas një ndeshje shumë të barabartë dhe shumë interesante, Hanifja ishte ma e mirë dhe fitoi me 3:2 (11:9, 9:11, 11:8, 9:11, 12:10), edhe dueli tjetër gjysmëfinal ndërmjet Era Janjeves dhe Emirjeta Isufit ishte shumë e fortë dhe dramatike, fitoi Era Janjeva 3:2 (4:11, 11:4, 6:11, 12:10, 11:9). Në takimin final, u ndeshën Hanife Zeqiri dhe Era Janjeva. Siç është pritur ndeshja ishte shumë e fortë, e nivelizuar, më e koncentruar ishte Hanifja që fitoi meçin me 3:1 (10:12, 11:9, 11:5, 11:4).

Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa, të cilat i shpërndanë vllau i Ilir Lushtakut dhe Kryetari i FPPK.

 

FPPK - Zyra per informim