Blendon Luta dhe Hanife Zeqiri kampion junior te Kosoves per vitin 2014
Navigimi

Blendon Luta dhe Hanife Zeqiri kampion junior te Kosoves per vitin 2014

2014-03-09

KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR JUNIORE/Ë

 

Blendon Luta dhe Hanife Zeqiri kampion junior te Kosoves per vitin 2014


09.03.2014, Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për juniorë. Morën pjesë rreth 60 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.

Gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore që filluan nga çiftet e përziera, çiftet e meshkujve, çiftet e femrave, dhe kategorinë individuale për femra dhe meshkuj.

Pati shumë ndeshje interesante, rivalitet, befasi, e mbi te gjitha cilësi.

Në çifte të përziera, më të mirë dolën Jon Shala/Era Janjeva, kundër Burhan Badivuku/Hanife Zeqiri 3:1 (15:13, 11:6, 5:11, 11:8)

Në konkurrencën e çifteve të femrave, në finale u takuan Arta Dajaku/Trina Mziu kundër Hanife Zeqiri/Blenda Lushaj. Fitorja i takoi çiftit Arta Dajaku/Trina Mziu me 3:0 (11:3, 11:8, 11:4).

Në finalen e çifteve të djemve, Ylli Dragidella/Blendon Luta ishin më të mirë se çifti vushtrias Burhan Badivuku/Bleron Murseli me 3:0 (11:8, 11:4, 11:1).

Në konkurrencën e junioreve në gjysmëfinale u plasuan 4 më të mirat dhe nuk pati befasi. U takuan Hanife Zeqiri – Trina Mziu, Hanifja ishte ma e mirë dhe fitoi me 3:0 (11:5, 11:4, 11:9), Dueli tjetër gjysmëfinal ndërmjet Era Janjeves dhe Arta Dajakut ishte shumë e fortë dhe dramatike, pasi fituesi u përcaktua në setin e pestë, ku pak më shumë përqendrim dhe vendosmëri tregoi Era Janjeva dhe me meritë u rendit në fianle, rezultati 3:2 (8:11, 11:1, 13:11, 8:11, 11:9). Në takimin final, u ndeshën Hanife Zeqiri dhe Era Janjeva. Siç është pritur ndeshja ishte shumë e fortë, e nivelizuar dhe e paqartë deri në fund sa i përket rezultatit përfundimtar. Të dyja lojtaret morën nga dy seta, seti i katërt ishte mjaft dramatik, të cilin e fitoi Era 23:21, e seti i pestë ishte përcaktues e për këtë vendosi përvoja e Hanifes që fitoi meçin me 3:2 (9:11, 11:7, 13:11, 21:23, 11:6) dhe me këtë fitoi titullin e Kampiones së Kosovës.

Në konkurrencën e meshkujve, në duelin e parë gjysmëfinal, Blendon Luta dhe Donat Krasniqin treguan lojë të mirë dhe cilësore, është dashur të luhen pesë seta qe të caktohet fituesi, që ishte Blendoni 3:2 (11:7, 7:11, 6:11, 11:5, 11:8). Në gjysmëfinalen tjetër, u takuan Riad Çitaku dhe Filip Adjanqic. Fitoi Filipi me rezultatin 3:1 (11:9, 8:11, 11:9, 11:8). Edhe finalja ishte një loje e mirë dhe dramatike e të dy finalistëve, pas pesë setave Blendon Luta shënoi fitore dhe me këtë fitoi titullin e Kampionit të Kosovës, rezultati 3:2 (11:7, 7:11, 13:15, 11:8, 11:9).

Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa.

Renditja:

Çifte të përziera:

1. Jon Shala/Era Janjeva

2. Burhan Badivuku/Hanife Zeqiri

3. Riad Çitaku/Arta Dajaku

3. Petrit Dragidella/Trina Mziu

Çifte – femrat:

1. Trina Mziu/Arta Dajaku

2. Hanife Zeqiri/Blenda Lushaj

3. Era Janjeva/Era Fazlija

3. Aurora Geci/Gentiana Shala

Çifte – meshkujt:

1. Ylli Dragidella/Blendon Luta

2. Burhan Badivuku/Bleron Murseli

3. Petrit Dragidella/Leart Beqiri

3. Donat Krasniqi/Jon Shala

INDIVIDUALE – F-

1. Hanife Zeqiri

2. Era Janjeva

3. Arta Dajaku

3. Trina Mziu

INDIVIDUALE – M-

1.Blendon Luta

2.Filip Adjanqic

3.Donat Krasniqi

3.Riad Çitaku

 

Nga FPPK.