BATON ÇITAKU DHE VLONA MALOKU KAMPION INDIVIDUAL TË SENIORËVE PËR 2015
Navigimi

BATON ÇITAKU DHE VLONA MALOKU KAMPION INDIVIDUAL TË SENIORËVE PËR 2015

2015-03-01

 

Kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për vitin 2015 përfundoi sot (e diele 01 mars 2015), në sallën e pingpongut në Prishtinë, ku u zhvillua pjesa e dyte e garave që filloi një ditë më herët, në këto dy ditë morën pjesë mbi 80 pingpongistë e pingpongiste nga e gjithë Kosova.  Dominoi kpp prishtina duke i fituar 5 medaljet e arta.

Sot gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore që filluan nga çiftet mix, për të vazhduar pastaj me çiftet e femrave, dhe individualet e meshkujve dhe të femrave. Gjatë tërë kohës patëm pingpong të cilësisë së lartë me rivalitet e poena shumë atraktivë.

Garat në kategorinë e çifteve mix ishin të baraspeshuara dhe shumë atraktive. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Linor Çitaku/Vlona Maloku kundër Orhan Kurteshit/Arbana Janjevës, çifti Çitaku/Maloku dominun gjatë tërë kohës dhe me meritë fituan 3:0. Gjysmëfinalja e dytë ishte më e baraspeshuar, u takuan Baton Çitaku/Nehare Janjeva kundër Yll Prestreshi/Iliriana Haliti, 2:3, çifti Çitaku/Janjeva fituan dy setat e parë, pastaj tre setet në vazhdim i fituan çifti Prestreshi/Haliti. Në finale Linori dhe Vlona treguan lojë shumë të mirë duke mos ju mundësuar kundërshtarëve të marrin as një set, e me këtë fituan titullin e kampionit për çifte mix.

Garat në kategorinë e çifteve të femrave po ashtu ishin të baraspeshuara dhe shumë atraktive. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Iliriana Haliti/Vlona Maloku kundër Era Janjeva/Trina Mziu, çifti Çitaku/Maloku fituan në fund me rezultat të ngushtë 3:2. Gjysmëfinalja e dytë motrat Arbana dhe Nehare Janjeva ishin më të mira motrave Hanife dhe Linda Zeqiri, duke fituar me rezultat 3:1 Në finale fituesi u bë i ditur pas pesë setave, triumfuan Iliriana dhe Vlona ndaj motrave Janjeva me rezultat të ngushtë 3:2 e me këtë fituan titullin e kampionit për çifte të femrave.

Te kategoria e individuale të meshkujve ndeshjet u zhvilluan me nivel shumë të lartë, sot shkëlqeu Baton Çitaku, ai në çerekfinale fitoi ndaj Rrahman Ademajt me 11:4, 11;9, 11:4, 8:11, 14:16, 12:10, pastaj në gjysmë finale ndaj Besart Domanikut me 11:5, 11:6, 8:11, 9:11, 11:8, 8:11, 12:10, për tu takuar me vëllain e madh në finale, i cili në gjysmë finale ishte më i mirë se Milot Makolli duke fituar me 11:13, 11:4, 11:2, 11:7, 11:2. Finalja ishte një dramë, fillimisht menduam se do të jetë një rutinë ndërmjet vëllezërve, por të dy si sportistë kulmorë dhanë maksimumin për fitoren e titullit të Kampionit individual për senior për herë të parë. Deri në poenin e fundit nuk dihej fituesi e që doli të jetë Batoni duke fituar me rezultat të ngushtë 3:11, 10:12, 14:12, 11:8, 6:11, 12:10, 12:10.

Edhe në kategorinë individuale e femrave pati lojëra shumë të mira, në gjysmëfinalen e parë Vlona Maloku pati punë të lehtë ndaj bashke lojtares, Nehare Janjevës, që e mposhti me rezultat 11:6, 11:8, 11:5, 11:2. Gjysmë finalja e dytë ishte më e rivalizuar, u takuan Iliriana Haliti dhe Linda Zeqiri, triumfoi Iliriana me 11:8, 8:11, 11:4, 11:7, 11:2. Finalja ishte reprizë e vitit të kaluar, u takuan dy lojtaret më të mira për momentin Vlona Maloku dhe Iliriana Haliti, Iliriana i bëri shumë rezistencë, por Vlona ishte më superiore duke mos e humbur as një set, e me këtë e fitoj edhe titullin e kampiones së seniorve për vitin e tretë me radhë, rezultati 11:6, 11:8, 14:12, 11:9

Në vijim rezultatet:

Meshkujt Individuale:

Gjysmëfinale:

Baton Çitaku (PR)– Besart Domaniku(PR)                  4:3

Milot Makolli (EK)– Linor Çitaku (PR)                                    2:4

Finale:

Baton Çitaku (PR)- Linor Çitaku (PR)                          4:3

Femrat Individuale:

Gjysmëfinale:

Vlona Maloku (PR)– Nehare Janjeva(PR)                               4:0

Linda Zeqiri (DR) – Ilirjana Haliti (PR)                                   1:4

Finale:

Vlona Maloku (PR) - Ilirjana Haliti (PR)                                  4:0

Meshkujt çifte:

Gjysmëfinale:

Erroll Boshnjaku/Rifat Rifati (Elif 19) – Mentor Shabani/Alban Hoxha (‘Ahmet Hoxha’)      2:3

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR)– Jeton Beqiri /Yll Maloku (‘Ahmet Hoxha’)      3:0

Finale;

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR) - Mentor Shabani/Alban Hoxha (‘Ahmet Hoxha’)          3:1

Femrat çifte:

Gjysmëfinale:

Vlona Maloku/ Iliriana Haliti (PR)   - Era Janejeva/Trina Mziu (Shk)                          3:2

Arbana Janjeva (SHK)/Nehare Janjeva(PR) -  Linda Zeqiri/Hanife Zeqiri                               3:1

Finale:

Vlona Maloku/ Iliriana Haliti (PR)   – Arbana Janjeva (SHK)/Nehare Janjeva(PR)      2:3

Çifte mix:

Gjysmëfinale:

Linor Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR) – Orhan Kurteshi (SHk) / Arbana Janjeva (Shk)           3:0

Baton Citaku(PR)/Nehare Janjeva (PR) -  Yll Prestreshi (PR) / Ilirjana Haliti (PR)       2:3

Finale

Linor Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR)  - Yll Prestreshi (PR) / Ilirjana Haliti (PR))        3:0

 

Pas përfundimit te garave me te mirët u shpërblyen nga udhëheqësit e Federatës me kupa, medalje dhe diploma.