AMARE JANJEVA DHE MERGIM VELIU - KAMPION TE KOSOVES PER JUNIORE
Navigimi

AMARE JANJEVA DHE MERGIM VELIU - KAMPION TE KOSOVES PER JUNIORE

2013-03-10

Junioret e Kosoves

PINGPONG: KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR JUNIORË

 

10.03.2013, Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionait individual i Kosovës për juniorë. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.

Gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore në kategorinë individuale, të çifteve të femrave, çifteve të meshkujve dhe çifteve të përziera.

Pati ndeshje interesante, rivalitet, befasi, por nuk mungoi edhe cilësia. Në konkurrencën e juniorëve në gjysmëfinale u plasuan 4 më të mirat dhe nuk pati befasi. U takuan Amare Janjeva (KP Prishtina) - Iliriana Haliti (KPShpresa), përkatësisht Nehare Janjeva (KP Shkolla)-Hanife Zeqiri (KP Drita). Nehare Janjeva e mundi Zeqirin me 3:0 në seta dhe u rendit në fianle. Dueli tjetër gjysmëfinal ishte shumë i fortë dhe dramatik, pasi fituesi u përcaktua në setin e pestë, ku pak më shumë përqendrim dhe vendosmëri tregoi Amare Janjeva dhe me meritë u rendit në fianle. Në takimin final, u ndeshën dy lojtaret e para nga renditja e përgjithshme. Siç është pritur ndeshja ishte shumë e fortë, e nivelizuar dhe e paqartë deri në fund sa i përket rezultatit përfundimtar. Të dyja lojtaret morën nga dy seta, andaj seti i pestë ishte përcaktues dhe u vendos vetëm pas lojës shtesë, pas së cilës fitore shënoi Amarja me 12:10, dhe tërë meçin me 3:2 në seta.

Në konkurrencën e meshkujve, befasia e parë ishte eliminimi i bartësit të parë Orhan Kurteshit (KP Shkolla), në çerekfinale, nga Labinot Veliqi (KP Ilir Lushtaku). Befasia e dytë ishte plasimi i Aleksandar Mitroviqit (KP Galileo nga Graçanica) në gjysmëfinale. Në duelin e parë gjysmëfinal, Mërgim Veliu (KP Ilir Lushtaku) ishte bindshëm më i mirë se Mitroviq dhe me lehtësi kaloi në finale. Në gjysmëfinalen tjetër, u takuan Labinot Veliqi dhe kadeti më i mirë i Kosovës, Donat Krasniqi. Fitoi Krasniqi me rezultatin 3:0. Në finale pas një loje të mirë të dy finalistëve Mërgim Veliu shënoi fitore dhe fitoi titullin e Kampionit të Kosovës, ndërkaq Donati paralajmëron dominim në vitet e ardhshme në konkurrencën e juniorëve pasi ai ende është kadet dhe konkurrentët kryesor nga viti i ardhshëm kalojnë në kategorinë e të rriturve. Në konkurrencën e çifteve të femrave Në finale u takuan Amare e Nehare Janjeva kundër Iliriana Haliti dhe Era Fazlia. Fitorja i takoi çiftit Prishtinas me 3:0 në sete.

Në finalen e çifteve të djemve, Mërgim Veliu/Labinot Veliqi qenë më të mirë se çifti prizrenas Art Lleshi/Prekë Memaj dhe fituan me meritë me 3:1 në sete.

Në çifte të përziera, Më të mirët dolën Orhan Kurteshi/Nehare Janjeva (KP Shkolla), kundër çiftit tjetër prishtinas Amare Janjeva/Riad Çitaku me rezultatin 3;1.

Turneu ishte mirë i organizuar nga FPPK, kurse për fituesit u dhanë diploma, medale dhe Kupa.

Aktiviteti i ardhshëm i FPPK-së është fundjava e ardhshme ku në Therandë do të organizohet Kampionati individual për të rritur.

 

Renditja:

Çifte të përziera:

Finale:

Nehare Janjeava/Orhan Kurteshi - Amare Janjeva/Riad Çitaku 3:1        (11;6, 7;11, 11;7, 15;13)

1. NEHAREJANJEAVA/ORHAN KURTESHI

2. AMARE JANJEVA/RIAD ÇITAKU

3.ILIRIANA HALITI/MËRGIM VELIU

3.ERA JANJEVA/JONSHALA

Çifte – femrat:

Finale:

AMARE JANJEVA/NEHARE JANJEVA - ILIRIANA HALITI/ERA FAZLIA 3;1

1.AMARE JANJEVA/NEHARE JANJEVA

2.ILIRIANA HALITI/ERA FAZLIA

3.TRINA MËZIU/ARTA DAJAKU

4.HANIFE ZEQIRI/ARTA DAJAKU

Çifte – meshkujt:

FINALE

Mërgim Veliu/Labinot Veliqi - Prekë Memaj/Art Lleshi- 3:1

1. MËRGIM VELIU/LABINOT VELIQI

2. PREKË MEMAJ/ART LLESHI

3. RIAD ÇITAKU/AUREL DREJTA

3.ORHAN KURTESHI/PETRIT DRAGIDELLA

INDIVIDUALE – F-

FINALE

Amare Janjeva– Nehare Janjeva  12:10, 11:13, 11:5, 7:11, 12:10

Rendtija:

1. AMARE JANJEVA

2.NEHARE JANJEVA

3. ILIRIANA HALITI

3.HANIFE ZEQIRI

MESHKUJT:

FINALE

Mërgim Veliu - Donat Krasniqi 3:1   (11:9, 9:11, 11:2, 11:7)

 

RENDITJA

1.MËRGIM VELIU

2.DONAT KRASNIQI

3.ALEKSANDAR MITROVIQ

3.LABINOT VELIQI

 

Nga FPPK.