Ademi e Maloku kampion te turneut "Dita e Pavaresise"
Navigimi

2015-02-18

Ademi e Maloku kampion te turneut "Dita e Pavaresise"

 

Prishtinë, 15 shkurt. Të dielën, në Pallatin e Rinisë, FPPK filloi aktivitete e saj për vitin 2015 me turneun për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Morën pjesë mbi 70 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave.

Te femrat gjithçka shkoi sipas parashikimeve, në gjysmëfinalen e parë, Vlona Maloku hasi në rezistencë nga Hanife Zeqiri. Pas shumë momenteve interesante dhe një loje të bukur dhe cilësore, fitore shënoi Vlona me rezultatin 3:1 (11:4; 9:11; 11:6, 14:12), në gjysmëfinalen e dytë Linda Zeqiri u mund nga Iliriana Haliti me rezultatin bindës 3:0 (11:6; 11:7, 11:6).

Në ndeshjen finale u takuan bashke lojtaret e Kpp Prishtina, Vlona Maloku dhe Iliriana Haliti, e që ishte hera e tretë radhazi e këtij turneu për këto dy lojtar. Vlona Maloku, i fitoi të tre setat me lehtësi (11:5; 11:5; 11:7), e me këtë edhe titullin e kampiones për vitin e tretë radhazi.

Në konkurrenca e meshkujve pati shumë lojë interesante, e për befasi u kujdesën Yll Maloku që mposhti Besart Domanikun, dhe Astrit Hasani që mposhti Milot Makollin.

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Yll Malokut dhe Rrahman Ademajt. Ylli bëri lojë të mirë, por Rrahmani nuk lejoj befasi dhe fitoj me 3:0 (11:6; 11:5, 11:8). Në gjysmëfinalen e dytë ndërmjet vëllezërve Çitakut, fitoi Linori me 3:0 (11:8; 11:5; 11:2).

Ndeshja finale ishte ballafaqimi i radhës ndërmjet dy lojtarëve më të mirë aktualisht, i pari (Rrahmani) dhe i dyti (Linori) në ranglistën e FPPK-së. Finalja filloi me ritëm të lartë, të dy lojtarët treguan lojë të mirë, por Rrahmani sot ishte shumë i koncentruar duke i pamundësuar të gjithë kundërshtarëve të tij që të fitojnë së paku një set. Rrahmani fitoj me rezultat të bindshëm 3:0 (11:6; 11:6; 11:7) e me këtë edhe titullin e tretë të kampionit për këtë turne.

Fituesit e 3 vendeve të para u shpërblyen me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.

RENDITJA

FEMRAT:

  1. VLONA MALOKU
  2. ILIRIANA HALITI
  3. LINDA ZEQIRI
  4. HANIFE ZEQIRI

MESHKUJT

  1. RRAHMAN ADEMJA
  2. LINOR ÇITAKU
  3. BATON ÇITAKU
  4. YLL MALOKU