“Kosova Open” 2013
Navigimi

“Kosova Open” 2013

2013-09-09

Suhareke, 08.09.2013, - Ne palestrën sportive “13 Qershori” ne Suhareke u mbajte turneu i pingpongut “Kosova Open” 2013 për te rritur. Ne nje ambient te bukur sportiv ne 8 tavolina “Butterfly” u zhvilluan shume takime interesante nga 90 pjesëmarrësit e këtij turneu.

Ne konkurrencën e meshkujve, pas fazës se pare atë te grupeve dhe katër rrathëve te skeletit kryesor, ne gjysmëfinale u takuan 4 te paret ne ranglistën zyrtare te FPPK-se. Ne gjysmëfinalen e pare Rrahman Ademaj u mund nga bashke lojtari i klubit Milot Makolli me 3:1 ndërsa Baton Çitaku ishte me i disponuar se vëllai i tij Linor Çitaku dhe me 3:1 u plasua ne finale. Finalja e këtij turneu u karakterizua me një ndeshje te forte dhe cilësore dhe deri ne fund te paqarte, megjithatë arma kryesore e Milotit “kontrolla” ishte për një nuance me e dobët sesa “sulmi” i pareshtur i Batonit, dhe me rezultat 3:1 me sete fitorja i takoi Baton Çitakut. Kjo fitore Batonin e solli ne krye te ranglistës pas një dominimi te gjate te Rrahman Ademaj dhe tani me 70 me tepër është ne vendin e pare.

Ne  konkurrencën e femrave u zhvillua lufte e rrepte për titull edhe pse dy lojtaret me te mira te Kosovës Vlona Maloku dhe Amare Janjeva nuk morën pjese ne këtë turne (e para gjendet ne Slloveni tek familja ndërsa e dyta ka filluar studimet ne Turqi). Pas disa takimeve interesante ne gjysmëfinale u takuan Nehare Janjeva dhe Linda Zeqiri. Linda ishte me e disponuar dhe me rezultat 3:1 fitoi takimin për tu plasuar ne finale, ndërsa ne gjysmëfinalen e dyte Xhemile Hasani e Kpp “Drita” ishte me bindëse se Iliriana Haliti e Kpp “Shpresa” dhe pas fitores 3:1 arriti ne finale. Xhemilja shkëlqeu edhe ne finale por jo deri ne fund te takimit, pas avantazhit 2:0 me sete dhe fillimit te mire te setit te trete, për habinë e te pranishmeve takimi ndërroi rrjedhën dhe u mbyll me rezultat 3:2 për bashkëjetuarën e saj Linda Zeqiri. Linda pas kësaj fitore u ngrit ne ranglistën e senioreve dhe tani mbanë pozitën e 4-te, pas Vlona Malokut, Amare Janjeva dhe Nehare Janjeva.

Organizori-FPPK për me te mirët siguroi kupa. medalje dhe diploma te cilat i ndau Drejtori i Drejtoratit për Kulture, Rini dhe Sport i komunës se Suharekës, z. Mejtim Bytyqi.

Shkarko