Rrahman Ademaj dhe Liridona Rexhaj fitues të turneut Dita e pavarësisë 2017
Navigimi

2017-02-19

Vushtrri, 18 Shkurt.

 

Të shtunën, në palestrën e sporteve “Jeton Tërstena” në Vushtrri, FPPK në bashkëpunim me kpp Vushtrria e në mbështetje nga DKRS i komunës së Vushtrrisë, organizoi turneun për nderë të 9 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e që ishte edhe fillimi i aktiviteteve të FPPK-së për vitin 2017. Në sallën e ftohët u krijua një atmosferë e ngrohët festive , ku të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin e tyre për të arritur suksese sa më të mira. Morën pjesë mbi 120 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës si dhe përfaqësues të Shqipërisë. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave. Fillimisht në fazën e grupeve e pastaj në skeletin kryesor.Pas fazës së grupeve në skeletin kryesore dolën lojtaret më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Edhe kësaj radhe shkëlqeu lojtarja nga Shqipëria Liridona Rexhaj me stilin e saj mbrojtës, e që po tregohet mjaft efektiv ndaj lojtareve tona. Ajo fillimisht në gjysmë finale ishte më e mirë se Hanife Zeqiri e pastaj edhe në ndeshjen Finale ndaj Nehare Janjevës. Në ndeshjen tjetër gjysmë finale patë një dramë sportive ndërmjet Linda Zeqirt dhe Nehare Janjevës, pas pesë setave më e mirë doli Nehare Janjeva. Neharja tregoi lojë të mirë edhe në finale me Liridonën, por në fund u dashtë të pajtohet me vendin e dytë. Në konkurrenca e meshkuj patëm më shumë pjesëmarrës të cilët u shpërndanë në grupe, e pastaj dy më të mirët nga 16 grupet ju bashkëngjitën 32 më të mirëve në “skeletin” kryesor, po ashtu vlen të përmendet se në këtë turne munguan vëllezërit Çitaku. Dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin shumë ndeshje atraktive. Ndeshje të forta u shquan posaçërisht në pjesën e skeletit, ku në bazë të shortit kishim në raste ndeshje shumë të forta, vlen të përmenden ndeshjet, Fati Karabaxhakut kundër Orhan Kurteshit, Astriti Hasani kundër Blendon Lutës, Rrahman Ademaj kundër Kreshikut Mahmutit e Berkan Bajmakut, Milot Makolli kundër Ylli Malokut e Ylli Dragidellës, e shumë ndeshje të tjera të forta para gjysmëfinaleve. Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Besart Domanikut dhe Milot Makollit, të dy lojtarët treguan përkushtimin e tyre për një vend në finale, mirëpo Miloti ishte më i etur për fitore, duke fituar me 3:1 Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Rrahman Ahemaj dhe Mentor Shabanit, i cili në të tetën e finales pati një duel të fort ndaj Astrit Hasanit, ishte ndeshje shumë e fortë, por Rrahmani fillimisht e shpërtoi një meç poen, e pastaj me goditje të forta dhe atraktive fitoi me me rezultat të ngushtë 3:2. Ndeshja finale ishte ballafaqim ndërmjet dy lojtarëve të Elting Kosovës, që ishte një atraksion për shikuesit, edhe pse në fillim dukej si një fitore e lehtë e Rrahmanit, Miloti e detyroi që të meritonte fitoren, kështu që pas pesë setave nukampion i këtij turneu u shapll Rrahman Ademaj. Fituesit e 3 vendeve, nikoqiri i shpërbleu me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa. 
RENDITJAFEMRAT:1. Liridonda Rexhaj (Durres)2. Nehare Janjeva (Prishtina)3. Linda Zeqiri(Drita)3. Hanife  Zeqiri(Drita))MESHKUJT1. Rrahman Ademaj (Elting Kosova)2. Milot Makolli (Elting Kosova)3. Besart Domaniku (Prishtina)3. Mentor Shabani (Ahmet Hoxha)

2016-12-05

Prishtinë, 04/12/2016.

 

Të shtunën dhe të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, FPPK organizoi turneun e fundit për këtë vite, TOP 8 dhe top 12 për senior.

Te senioret morën pjesë vetëm 7 lojtaret më të mira. Mungesën e Vlona Malokut (që mungoj për shkaqe shëndetësore) më së miri e shfrytëzoi Linda Zeqiri që pas 7 xhirosh doli më e mira pa asnjë humbje. Linda ndeshjen më të fortë e pat kundër Iliriana Halitit në xhiron e fundit, duke i shkaktuar asaj humbjen e parë, në vendin e tretë doli Nehare Janjeva.

Seniorët patën punë më të vështirë pasi u deshën dy ditë që të takohen secili me secilin për tu bërë i njohur plasmani përfundimtar. Së pari të shtunën u zhvilluan 6 xhirot e para, ku u takuan lojtarët e ekipeve të njëjta ndërmjet vete, pastaj të dielën u zhvilluan 5 xhirot e fundit dhe ndeshjet më të forta në bazë të cilave edhe u përcaktua edhe fituesi i këtij turneu prestigjioz.

Të gjithë dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin shumë poenë atraktivë e befasi e mbi të gjitha atmosferë sportive.

Të gjitha ndeshjet ishin të ‘forta’, vetëm nuancat bënin që njëri lojtar të fitonte apo tjetri të humbiste lojën, deri në ndeshjen e fundit nuk dihej se kush ku do të pozicionohej. Ajo që më së shumti e karakterizon këtë TOP senior është se në të morën pjesë lojtarët nga 4 ekipet e para të superligës, 4 nga Prishtina, 3 nga Ahmet Hoxha, 4 nga Shkolla dhe 1 nga Lidhja e Prizrenit, e për herë të parë morën pjesë katër junior, që na bën të mendojmë se niveli i pingpongut të moshat e reja është duke përparuar.

Linor Çitaku edhe sivjet u shpall kampion i turneut më të fortë të seniorve, me vetëm një humbje të cilën ja shkaktoi Besart Domaniku që zuri vendin e dytë, ndërsa vendi i tretë i takoi Mentor Shabanit.

2016-12-01

27 Nëntor

Në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë, federata e pingpongut të Kosovës organizoi turneun tradicional për veteranë, për nder të ditës së Flamurit kombëtar.

 

Morën pjesë afër 40 pingpongistë veteranë nga Kosova e Shqipëria, si dhe klubi i sapo formuar në Pejë ‘Maestro’ të udhëhequr nga z Qamil Vishaj.  Garat u zhvilluan në 3 grup-mosha 40-49, 50-59 dhe mbi 70 vjeç, si dhe në kategorinë e çifteve.

 

Te grup-mosha 40-49, morën pjesë 11 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria, pas fazës së grupeve dhe garave në skelet, në gjysmëfinalen e parë u takuan si edhe vitin e kaluar, Driton Lasko, Shqipëri, dhe Besart Domaniku, Prishtinë, në një ndeshje shumë të fortë nga të dy lojtarët triumfoi Besarti me rezultat 3:2. Edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Viran Mahmutaj, Shqipëri dhe Jeton Beqirit nga Ferizaj ishte e fortë, por Jetoni e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0. Në finale të dy lojtarët treguan lojë shumë të mirë, por Besarti nuk lejoj befasi duke fituar ndaj Jetonit me 3:0.

 

Në grup-moshën 50-59, morën pjesë 16 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria, pas fazës së grupeve dhe garave në skelet, në gjysmëfinalen e parë Nehat Çitaku, Prishtinë, u befasua nga Kasum Morina, Mushtisht. Në gjysmëfinalen tjetër Feim Rama, Sharri, fitoi ndaj Ismet Gashit, Therandë. Në finale Kasumi dhe Feimi treguan lojë shumë të fortë, sigurisht pasi ja njohin lojën njëri tjetrit, pas pesë setash fitues dhe kampion për herë të parë në moshën mbi 50 vjeçare doli Kasum Morina.

 

Ndeshje më të nivelizuara për kah rivaliteti u zhvilluan në grup-moshën mbi 70 vjeçare, edhe në këtë kategori patëm 5 lojtar nga Kosova dhe Shqipëria, ku i pari pa asnjë humbje doli Shaip Reqica, Prishtinë, i dyti Jakup Kasapolli, Pejë, i treti Faik Çitaku, Prishtinë, i katërti Vehbi Raqi, Ferizaj, i pesti Spartak Bega Shqipëri.

 

Në kategorinë e çifteve, që është shumë e popullarizuar te veteranët, pas shumë ndeshjeve interesante, në gjysmë finalen e parë Domaniku/Çitaku ishin ma të mirë se çifti nga Shqipëria Laraska/Mahmutaj duke fituar me 3:0. Në gjysmë finalen e dytë, çifti Morina/Rama ishin më të mirë se çifti Beqiri/Boshnjaku. Në finale çifti Domaniku/Çitaku edhe një herë dëshmuan se janë çifti më i mirë, duke fituar me rezultat bindes 3:0 ndaj çifti Morina/Rama.

Për fituesit u ndanë mirënjohje e medalje e për vendet e para edhe Kupa.

2016-11-14

Prishtinë, 13/11/2016.

 

Me 12 dhe 13 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajtën turneu cilësor i fund vitit, TOP 8 për juniore dhe top 12 për junior.

Në grup moshën e junioreve morën pjesë 7 lojtare, të cilat treguan përkushtim shumë të madh në turneun më të vështirë të vitit, ku ndeshen secila me secilën, e pas 7 xhirove më e mira doli Era Janjeva (Shkolla) që nuk pësoi asnjë humbje, ajo punë të vështirë pat vetëm në xhiron e parë kundër Alma Mehmetit (Drita) të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2. Vlen të përmendet edhe loja e mirë e lojtareve nga Vushtrria. Ndeshja e fortë ishte edhe ndeshja ndërmjet Alma Mehmetit dhe Lorena Elshanit që përfundoi me 3:2 në të mirë të Almës.

 

Në grup moshën e Juniorëve u paraqitë 12 lojtarë. Lojtarë më së shumti kishte nga Prishtina 4 lojtarë, pastaj nga Prizreni dhe Theranda nga 3 lojtarë dhe nga Vushtrria 2 lojtarë. Në ditën e parë patëm shumë ndeshje të forta, posaçërisht ndërmjet lojtarëve të ekipeve të njëjta, Ylli Dragidella i fitoi të gjitha ndeshjet, duke tregua një lojë të pjekur dhe me shumë pak gabime.

Yll Dragidella, shkëlqeu edhe të dielën duke mos pësuar asnjë humbje, e kështu u shpall kampion për vitin 2016. Edhe lojtarët tjerë patën paraqitje shumë të mirë, posaçërisht Kreshnik Mahmut dhe Fati Karabaxhaku që e befasuan të parin e ranglistës, Leart Beqirin dhe Blendon Lutën që vërehej se nuk ishin përgatitur mjaftueshëm për këtë turne që kërkon përgatitje të lartë psikofizike.

Në fund FPPK të gjithë pjesëmarrësve u shpërndau mirënjohje, ndërsa për tre të parët edhe medalje e vendet e para u shpërblyen edhe me kupa.

2016-11-08

06.11.2016

Në Prishtinë u mbajt Turneu Top 8 për kategorinë e kadetëve dhe Kadeteve. Morën pjesë 8 të parët sipas renditjes aktuale të FPPK-së. Ajo që u vërejt më së shumti ishte mungesa e të rinjve nga ekipet e Prishtinës si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Tek femrat mbizotëruan lojtaret nga Gjilani, ndërsa te meshkujt lojtarët nga Prizreni. Kjo tregon se trajnerët e këtyre anëve po ju kushtojnë më shumë rëndësi kësaj moshe të re, që është edhe baza për të ardhmen. E sipas Ivo Goran Munivrana , që ishte mysafir nga ITTF për 2 vjetorin e pranimit të KOK-ut në KON, ‘për të përparuar pingpongu duhet të investohet sa më shumë në trajner’.

Pas hedhjes së shortit, ndeshjet më të forta si në kategorinë e femrave ashtu dhe të meshkujve u zhvilluan në xhiron e parë, Alma Mehmeti kundër Blenda Lushaj dhe Kreshnik Mahmuti kundër Fatih Karabaxhakut, përderisa Kreshniku pas fitores ndaj Fatihut, nuk pati ndonjë ndeshje të vështirë, Alma në xhiron e parafundit u ndesh me Lorena Elshanin që deri atëherë edhe ajo nuk kishte asnjë humbje, edhe pse në të tre setat udhëhoqi Lorena, Alma triumfoi. Paraqitje të mirë patën edhe lojtaret e reja nga Ferizaj.

 

2016-10-23

2016-10-16

Prishtinë, 16 Tetor 2016

 

Sot në një atmosferë konkurruese para shumë spektatorëve në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e javës së fundit të kampionatit ekipor të Kosovës për vitin 2016 në pingpong, në superligën e meshkujve dhe të femrave si dhe në ligën e parë të meshkujve.


Prishtina (M) kampion ekipor i Seniorëve për vitin 2016

 

Prishtina (Baton Çitaku, Besart Domaniku, Linor Çitaku, Petrit Dragidella dhe Ylli Prestreshi) e përfundoi vitin 2016 pa asnjë humbje, dhe me meritë u shpall Kampion ekipor për vitin 2016. Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ata patën përballje të fortë me ‘Ahmet Hoxhen’ që përfundoi pas gati 4 orësh lojë me rezultat të ngushtë 4:3

 

Për mbetje në superligë u ndeshën Vllaznimi dhe Dodona, edhe pse gjakovarët luftuan me të gjitha forcat e tyre, ata nuk patën fatin që në ndeshjen e drejtpërdrejtë për mbetje në superligë të fitojnë ndaj Dodonës, të cilët fituan me rezultat bindës 4:0.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe për pozitën e katërt ndërmjet Prizrenit dhe Shkollës, të cilën e fituan të rinjët nga Prishtina me rezultat 4:2, dhe kështu siguruan pozitën e katërt në bazë të ndeshjeve të ndërmjetme.


Prishtina (F) Kampion ekipor i Senioreve për vitin 2016

 

Të dielën po ashtu u zhvilluan edhe ndeshjet e superligës së femrave, edhe kësaj radhe Prishtina (Era Janjeva, Iliriana Haliti dhe Vlona Maloku) triumfoi me lehtësi, ndaj Ahmet Hoxhes dhe Shkollës, ndërsa Drita paraprakisht kishte deklaruar se nuk do të mund të vinte në gara.


Hasan Prishtina dhe Vushtrria anëtar të rinj të superligës

 

Edhe në ligën e parë të meshkujve sot ishin xhirot e fundit për vitin 2016. Dy ekipet nga Vushtrria e kishin siguruar më herët vendin në superligë, andaj edhe ndeshjet e fundit i filluan pa presion. Hasan Prishtina fitoi ndaj Mushtishtit me 3:0, ndërsa Vushtrria që nuk u paraqit me ekipin më të fortë u befasua nga Dardana me 3:1

 


2016-10-16

Prishtinë, 15 tetor

 

Të shtunën në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e javës së fundit të kampionatit ekipor të Kosovës për junior, që u cilësua me shumë ndeshje shumë të forta e me atmosferë të mirë sportive.

 

Të gjitha ndeshjet ishin shumë të balancuara pasi ekipet ndesheshin me rival të përafërt. Megjithatë ndeshja më e fortë ishte ajo ndërmjet klubeve të Prishtinës respektivisht ndërmjet Shkolla 1 (J) dhe Prishtina 1 (J), që përfundoj me rezultat të ngushtë 3:2 për Prishtinën 1 (J) të cilët me këtë fitore e siguruan vendin e parë për herë të tretë radhazi.

 

 

Për vendin e dytë u dashtë të bëhen llogari matematikore pasi dy ekipe kishin pikë të barabarta, andaj sipas nenit 31 të Rregullores për sistemin e garave “...Nëse dy ose më shumë ekipe përkatësisht individë fitojnë numër të njëjtë pikësh, plasmani i tyre caktohet vetëm nga rezultati i takimeve të tyre të ndërsjella, duke marrë parasysh sipas kësaj radhitjeje: numrin e pikëve të fituara, numrin e fitoreve dhe humbjeve të dueleve vetjake, setave të fituar dhe të humbur dhe numrin e pikëve të fituara dhe të humbura në seta…”

Kështu rezultati ndërmjet Shkolla 1 (j) dhe Theranda 1(j) në takimet të ndërsjella ishte 1:1, numri i fitoreve dhe humbjeve 4:4 (3:1, 1:3), setave të fituar 15:15 (11:6, 4:9), e pas llogaritjeve të pikëve të fituara 271:289 (175:158, 94:122) në vendin e dytë pozicionohet Theranda 1(j).

 

 

Në fund FPPK u ndau kupën kampionëve: Blendon Luta, Çlirim Fazliu, Jon Shala, Marin Lleshi dhe Ylli Dragidella.

 

 

2016-10-09

KRESHNIK MAHMUTI I FORTË SI FIGURAT E KËNGËVE KRESHNIKE


 

Therandë, 2 Tetor.

 

Sot, në Palestrën e Sporteve në Therandë, me organizimin e KP Mushtishti dhe Komunës së Therandës dhe me përkrahjen e FPPK-së, u zhvillua turneu tradicional Festari Open, ku morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga Kosova.

Turneu i sotëm kaloi i gjithi në shenjë të suksesit senzacionalt të lojtari më të talentuar të pingpongut kosovar, Kreshnik Mahmutit nga KP Lidhja e Prizrenit. Kreshniku është ende lojtar kadet, por rregullisht merr pjesë edhe në garat e juniorëve dhe të seniorëve. Rezultate të mira ai ka arritur edhe në garat e Superligës së Seniorëve ku ka shënuar fitore ndaj lojtarëve shumë cilësorë. Megjithatë, triumfi i tij në turneun e sotëm i la të habitur e njëkohësisht të mahnitur të gjithë të pranishmit. Askush nuk e ka llogaritur atë si kandidat serioz, por ai kishte menduar ndryshe. Ai, së pari u rendit në mesin e 8 lojtarëve më të mirë, ku u ndesh me Linor Çitakun, lojtarin më të mirë të Kosovës në tre vitet e fundit. Kreshniku nuk u dëshprua pas disavantazhit të rivalit me 0:2 në sete, por së pari arriti të mbetet në lojë, duke e fituar setin e tretë, për të barazuar më pas dhe për të triumfuar bindshëm në setin e pestë vendimtar. Dhe kjo ishte fillimi i senzacionit. Në takimin gjysmëfinal e mundi edhe lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, Besart Domanikun, me 3:0 në sete dhe u rendit në finale për herë të parë në karrierën e tij.

Në takimin e dytë gjysmëfinal, u takuan Ylli Prestreshi dhe Baton Çitaku, të dy nga KP Prishtina. Më i suksesshëm u tregua Ylli që fitoi me rezultatin 3:0 në sete.

Finalja, me dy rivalë jo shumë të pritur, solli lojë të mirë dhe atraktive, madje ngapak edhe tensione te trajnerët e të dy lojtarëve. Setin e parë e Fitoi Kreshniku, kurse në të dytin Ylli me mbrojtje të sigurtë dhe sulme të sakta e barazoi rezultatin. Megjithatë, Kreshniku e kompletoi suksesin e tij të parë për seniorë, duke fituar dy seta vijues dhe krejt ndeshjen me 3:1 në seta. Përveç, lojës cilësore, Kreshniku ishte edhe mbi nivelin e trajnerit të tij, sjellja e të cilit nuk e ndihmon shumë formimin e duhur të lojtarit të tij.

Në konkurrencën e femrave, siç është pritur triumfoi Vlona Maloku, pas një rezistence të fortë nga bashkëlojtarja e saj e klubit Nehare Janjeva. Vlona udhëhoqi 2:0 në seta, për ta humbur setin e tretë dhe për ta bërë më të paqartë epilogun e fituesit. Megjithatë, ajo mblodhi forcë për të triumfuar në fund me 3:1 në seta. Në vendet e treta u plasuan, motrat Zeqiri, nga KP Drita, Linda dhe Hanifja.

Organizatori ndau mirënjohje, medalje dhe për kampionët edhe Kupa.

2015-10-01

2015-03-16

2015-03-10

2015-03-01

 

Kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për vitin 2015 përfundoi sot (e diele 01 mars 2015), në sallën e pingpongut në Prishtinë, ku u zhvillua pjesa e dyte e garave që filloi një ditë më herët, në këto dy ditë morën pjesë mbi 80 pingpongistë e pingpongiste nga e gjithë Kosova.  Dominoi kpp prishtina duke i fituar 5 medaljet e arta.

Sot gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore që filluan nga çiftet mix, për të vazhduar pastaj me çiftet e femrave, dhe individualet e meshkujve dhe të femrave. Gjatë tërë kohës patëm pingpong të cilësisë së lartë me rivalitet e poena shumë atraktivë.

Garat në kategorinë e çifteve mix ishin të baraspeshuara dhe shumë atraktive. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Linor Çitaku/Vlona Maloku kundër Orhan Kurteshit/Arbana Janjevës, çifti Çitaku/Maloku dominun gjatë tërë kohës dhe me meritë fituan 3:0. Gjysmëfinalja e dytë ishte më e baraspeshuar, u takuan Baton Çitaku/Nehare Janjeva kundër Yll Prestreshi/Iliriana Haliti, 2:3, çifti Çitaku/Janjeva fituan dy setat e parë, pastaj tre setet në vazhdim i fituan çifti Prestreshi/Haliti. Në finale Linori dhe Vlona treguan lojë shumë të mirë duke mos ju mundësuar kundërshtarëve të marrin as një set, e me këtë fituan titullin e kampionit për çifte mix.

Garat në kategorinë e çifteve të femrave po ashtu ishin të baraspeshuara dhe shumë atraktive. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Iliriana Haliti/Vlona Maloku kundër Era Janjeva/Trina Mziu, çifti Çitaku/Maloku fituan në fund me rezultat të ngushtë 3:2. Gjysmëfinalja e dytë motrat Arbana dhe Nehare Janjeva ishin më të mira motrave Hanife dhe Linda Zeqiri, duke fituar me rezultat 3:1 Në finale fituesi u bë i ditur pas pesë setave, triumfuan Iliriana dhe Vlona ndaj motrave Janjeva me rezultat të ngushtë 3:2 e me këtë fituan titullin e kampionit për çifte të femrave.

Te kategoria e individuale të meshkujve ndeshjet u zhvilluan me nivel shumë të lartë, sot shkëlqeu Baton Çitaku, ai në çerekfinale fitoi ndaj Rrahman Ademajt me 11:4, 11;9, 11:4, 8:11, 14:16, 12:10, pastaj në gjysmë finale ndaj Besart Domanikut me 11:5, 11:6, 8:11, 9:11, 11:8, 8:11, 12:10, për tu takuar me vëllain e madh në finale, i cili në gjysmë finale ishte më i mirë se Milot Makolli duke fituar me 11:13, 11:4, 11:2, 11:7, 11:2. Finalja ishte një dramë, fillimisht menduam se do të jetë një rutinë ndërmjet vëllezërve, por të dy si sportistë kulmorë dhanë maksimumin për fitoren e titullit të Kampionit individual për senior për herë të parë. Deri në poenin e fundit nuk dihej fituesi e që doli të jetë Batoni duke fituar me rezultat të ngushtë 3:11, 10:12, 14:12, 11:8, 6:11, 12:10, 12:10.

Edhe në kategorinë individuale e femrave pati lojëra shumë të mira, në gjysmëfinalen e parë Vlona Maloku pati punë të lehtë ndaj bashke lojtares, Nehare Janjevës, që e mposhti me rezultat 11:6, 11:8, 11:5, 11:2. Gjysmë finalja e dytë ishte më e rivalizuar, u takuan Iliriana Haliti dhe Linda Zeqiri, triumfoi Iliriana me 11:8, 8:11, 11:4, 11:7, 11:2. Finalja ishte reprizë e vitit të kaluar, u takuan dy lojtaret më të mira për momentin Vlona Maloku dhe Iliriana Haliti, Iliriana i bëri shumë rezistencë, por Vlona ishte më superiore duke mos e humbur as një set, e me këtë e fitoj edhe titullin e kampiones së seniorve për vitin e tretë me radhë, rezultati 11:6, 11:8, 14:12, 11:9

Në vijim rezultatet:

Meshkujt Individuale:

Gjysmëfinale:

Baton Çitaku (PR)– Besart Domaniku(PR)                  4:3

Milot Makolli (EK)– Linor Çitaku (PR)                                    2:4

Finale:

Baton Çitaku (PR)- Linor Çitaku (PR)                          4:3

Femrat Individuale:

Gjysmëfinale:

Vlona Maloku (PR)– Nehare Janjeva(PR)                               4:0

Linda Zeqiri (DR) – Ilirjana Haliti (PR)                                   1:4

Finale:

Vlona Maloku (PR) - Ilirjana Haliti (PR)                                  4:0

Meshkujt çifte:

Gjysmëfinale:

Erroll Boshnjaku/Rifat Rifati (Elif 19) – Mentor Shabani/Alban Hoxha (‘Ahmet Hoxha’)      2:3

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR)– Jeton Beqiri /Yll Maloku (‘Ahmet Hoxha’)      3:0

Finale;

Linor Citaku(PR)/Baton Citaku (PR) - Mentor Shabani/Alban Hoxha (‘Ahmet Hoxha’)          3:1

Femrat çifte:

Gjysmëfinale:

Vlona Maloku/ Iliriana Haliti (PR)   - Era Janejeva/Trina Mziu (Shk)                          3:2

Arbana Janjeva (SHK)/Nehare Janjeva(PR) -  Linda Zeqiri/Hanife Zeqiri                               3:1

Finale:

Vlona Maloku/ Iliriana Haliti (PR)   – Arbana Janjeva (SHK)/Nehare Janjeva(PR)      2:3

Çifte mix:

Gjysmëfinale:

Linor Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR) – Orhan Kurteshi (SHk) / Arbana Janjeva (Shk)           3:0

Baton Citaku(PR)/Nehare Janjeva (PR) -  Yll Prestreshi (PR) / Ilirjana Haliti (PR)       2:3

Finale

Linor Citaku(PR)/Vlona Maloku (PR)  - Yll Prestreshi (PR) / Ilirjana Haliti (PR))        3:0

 

Pas përfundimit te garave me te mirët u shpërblyen nga udhëheqësit e Federatës me kupa, medalje dhe diploma.

2015-02-22

2015-02-18

Ademi e Maloku kampion te turneut "Dita e Pavaresise"

2014-11-26

2014-10-06

Të dielën, më 28 shtator, Federata e pingpongut e Kosoves duke ju falënderuar organizimit të mirë nga Kpp Mushtishti dhe Departamenti i Kulturës Rinis dhe sportit të Kuvendit Komunal të Suharekes, organizoi turneun tradicional ‘Festari Open’ në Palestrën e Sportit në Therandë.

Në turne morën pjesë rreth 100 pingpongistë meshkuj dhe femra. Garat u zhvilluan, së pari nëpër grupe me sistem Round Robin (secili me secilin), për tu renditur pastaj dy të parët nga secili grup në sistem mënjanimi. Gara ishte maratonike që prej mëngjesit e deri në ora 19 në mbrëmje dhe u përshkua me rivalitet të lartë, në të dyja konkurrencat.

Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum në të tetën e finales, befasi kesaj radhe ishte plasmani i  Kasum Morinës në tetë më të mirët duke mposhtur Milot Makollin me 3:2. Në gjysmëfinalen e parë u takuan, Yll Prestreshi dhe Linor Çitaku. Pas pesë setave fitorja i takoi Linorit me 3:2. Gjysmëfinalja tjetër ishte ndërmjet Rrahman Ademja e Baton Çitakut, fitoni Rrahmani me 3:0. Në finale u takuan dy të parët, Rrahman Ademja dhe Linor Çitaku, pas një loje me shumë poenë atraktive, ku lojtarët shkëmbenin goditje të forta topspin e sidespin me forehand dhe backhand, Rrahmani ishte ma i përqendruar dhe fitoi me rezultat bindës 3:0 bënë lojë për publik, me poena atraktiv. Fitorja i takoi Rrahmanit me rezultat 3:0 (11:7, 11:9, 11:5).

Në konkurrencën e femrave pjesëmarrja kësaj radhe ishte mjaft e vogël, por nuk mungoj cilësia, rivaliteti dhe befasia. Në gjysmë finalen e parë Iliriana Haliti ishte ma e mirë se Era Janjeve duke fituar me 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë patëm një lojë të fortë ndërmjet Nehare Janjevës dhe Hanife Zeqiri, befasoi Hanifja duke fituar 3:2. Mungesë e Vlona Maloku, Linda Zeqirit dhe Amare Janjevës, të cilat janë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Portugali, më së miri e shfrytëzoi Iliriana Haliti e cila në finale e mundi Hanife Zeqirin me 3:1 (11:8, 11:7, 7:11, 13:11).

Fituesit e tri vendeve të para u shpërblyen me Kupa, medalje dhe diploma nga Organizatori.

2014-05-18

2014-03-23

2014-03-09

2014-03-09

2014-03-01

2014-02-23

2014-02-16

Prishtinë, 16 shkurt. Sot, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë u mbajt turneu i gjashtë me radhë për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Morën pjesë mbi 100 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës. Ky njëherit ishte aktiviteti i parë i FPPK-së në këtë vit.

2014-01-19

Me rastin e 10 vjetorit e pranimit te FPPK-se ne instancat me te larta ndërkombëtare, Federata e Pingpongut te Kosovës, me respektin dhe nderin me te madh, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë sportit te pingpongut, sidomos gjate periudhës 1991-2001, nderon me Mirënjohje dhe plaket, doajenin e pingpongut te Kosovës:

2014-01-18

Prishtine, 19.01.2013 – Federata e Pingpongut e Kosovës, organizon ceremoninë e shpalljes se me te mirëve për vitin 2013. Ne dhjetëvjetorin e pranimit te FPPK-se ne ITTF dhe ETTU, ne këtë solemnitet përveç tjerash do te nderohen edhe personalitet me te rëndësishëm qe kontribuuan për ndërkombëtarizim. Manifestimi do te organizohet te hënën me 20.01.2014 ne Palestrën e Pingpongut te Pallatit te Rinise dhe te Sporteve ne Prishtine duke filluar nga ora 17:30.

2013-12-22

2013-12-16

2013-12-15

09 dhjetor 2013

Prishtine

 

Dje dhe sot, në palestrën e pingpongut në Prishtinë, u mbajtën turnetë cilësorë të pingpongut, TOP 8 për femra dhe TOP 12 për meshkuj.

Sot, në programin e paradites, garat u zhvilluan në konkurrencën e femrave. Ndeshjet u zhvilluan me sistem secili me secilin. Tetë lojtaret më të mira të vitit në Kosovë shfaqën ndeshje të bukura dhe atraktive. Siç është pritur, ndeshje interesante u zhvilluan ndërmjet gjashtë lojtareve të para nga ranglista e FPPK-së. Vlona Maloku, e para në renditje, megjithë faktin se nuk ishte rikuperuar sa duhet nga një lëndim i mëparshëm, ia doli që ta përfundojë këtë vit garues pa asnjë humbje. Ajo hasi në  rezistencë të fortë te Xhemile Hasani, Nehare Janjeva, Iliriana Haliti dhe Linda Zeqiri, sidomos Iliriana ishte afër të bëjë befasinë e vitit (u mposht me rezultat të ngushtë 3:2 nga Vlona). Xhemile Hasani u rendit e dyta me vetëm një humbje, kurse Nehare Janjeva u rendit e treta me dy humbje të pësuara. Neharja në xhiron e fundit u ndesh me Vlonën dhe në rast se do ta kishte mposhur do të renditej e para. Megjithatë Neharja nuk arriti ti bëjë ballë këtij presioni dhe nuk ia doli ta mposhtë Malokun.

Renditja përfundimtare TOP 8

1.     Vlona Maloku

2.     Xhemile Hasani

3.     Nehare Janjeva

4.     Linda Zeqiri

5.     Iliriana Haliti

6.     Arjeta Tërstena

7.     Arbana Janjeva

8.     Hanife Zeqiri

 

Gara e meshkujve TOP 12 u zhvillua të shtunën pas dite (5 xhirot e para) dhe të dielën pas dite (xhirot 6-11). Në qendër të vëmendjes ishte ballafaqimi i lojtarëve të dy klubeve prishtinase: KP Elting (Rrahman Ademi, Milot Makolli, Jeton Oruqi, Jeton Azizi) dhe KP Prishtina (Linor Çitaku, Baton Çitaku, Yll Prestreshi dhe Besart Domaniku). Sistemi i lojës ishte i tillë që ditën e parë i vuri përballë lojtarët që vinin nga ekipet e njëjta dhe po thuaj çdo ndeshje ishte më interesante se tjetra. Befasinë e parë, të ditës së parë, e bëri Jeton Oruqi, që mposhti Rrahman Ademin me 3:1 në sete, kurse në anën tjetër veterani, Besart Domaniku, e mundi Baton Çitakun. Në takimin e vëllezërve Çitaku, më i mirë doli Batoni duke bërë që pas ditës së parë të kemi katër lojtarë me nga 4 fitore e një humbje.

Në ditën e dytë, Rrahman Ademi nuk ishte shumë i disponuar për lojë, pasi humbi ndaj Baton Çitakut me 3:1 në seta, si dhe mezi fitoi ndaj Mentor Shabanit me 3:2 në sete. Edhe ndeshjet në vazhdim dërguan drejt një skenari interesant pasi në xhiron e 9-të Milot Makolli e mundi Baton Çitakun duke ia shkaktuar atij humbjen e dytë dhe kështu pas 10 xhirove ishin 4 lojtarë me nga dy humbje e tetë fitore. Ndeshja vendimtare në xhiron e 12-të ishte ndërmjet Linor Çitakut dhe Rrahman Ademit. Seti i parë në vazhdime i takoi Linorit (16:14). Dy të tjerët i fitoi Ademi, sikur edhe setin e katërt dhe tërë ndeshjen  me rezultatin 3:1 në sete. Dhe përfundimisht me fitoren shume te vështirë te Batonit ndaj Jeton Oruqit shume te disponuar me rezultat 3:2 ne xhiron e fundit siguroi vendin e pare pasi qe kishte shënuar fitore ndaj te dytit Rrahman Ademaj dhe te tretit Linor Citakut.

Renditja përfundimtare meshkujt

1.     Baton Çitaku,

2.     Rrahman Ademi

3.     Linor Çitaku

4.     Besart Domaniku

5.     Milot Makolli

6.     Jeton Oruçi

7.     Mentor Shabani

8.     Ylli Prestreshi

9.     Ylli Maloku

10.  Jeton Azizi

11.  Mërgim Veliu

12.   Branisllav Markoviq

 


Zyra per informim FPPK

2013-11-17

2013-11-05

PINGPONG: KAMPIONATI EKIPOR I KOSOVËS

ELTING KOSOVA DHE GALILEO  (JUNIORËT) KAMPIONË TË KOSOVËS

PRIZRENI DHE HANKOOK ANËTARË TË RINJ TË SUPERLIGËS

 

Prishtinë, 2 Nëntor 2013.

Sot, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, u zhvillua java e tetë (e fundit) e Kampionatit ekipor të Kosovës për të gjitha Ligat.

Në Ligën e juniorëve, në program ishin tri xhirot e fundit. Kp Galileo, më herët u kishte ikur konkurrentëve për dy fitore më shumë dhe i qetë e priti këtë javë, pasi orari i ndeshjeve dukej i favorshëm për ta. Megjithatë, në ndeshjen e parë në duel me KP Shkolla 2, që në fillim të Kampionaitt është llogaritur si favorit për vend të parë, hasi në vështirësi dhe pësoi humbje me rezultatin 3:2. Megjithatë, Galileo përparësinë e krijuar gjatë javëve të mëparshme e vërtetoi në dy duelet vijuese kundër KP Theranda 2 dhe KP Elif 19 dhe me meritë e fitoi titullin e kampionit, që mund të konsiderohet si sukses i madh i tyre, por njëkohësisht edhe si befasi e këtij edicioni të parë të Ligës së Juniorëve. Në ndeshjet tjera favoritët shënuan fitore. Në renditjen përfundimtare, pas Galileos u rreshtuan katër klubet nga Prishtina, Kp Shkolla 2, KP Prishtina 2, KP Shkolla 1 dhe KP Prishtina 1.

Si ekipet më simpatike të Ligës mund të konsiderohen dy skuadrat nga Theranda, si dhe Prizreni (që në radhët e tyre kanë kadetë dhe minikadetë), kurse Elif 19 mund të konsiderohet si befasi jo e këndshme.

Marrë në përgjithësi, inicimi i Ligës së Juniorëve, u tregua shumë e qëlluar dhe u vërtetua se një gjë e tillë është dashur të ndodhë edhe më herët. Duhet thënë, se shumica e klubeve në përbërjet e tyre kishin lojtarët e grup-moshës së kadetëve që është premtuese për të ardhmen.

Superliga e meshkujve në javën e fundit pati ndeshjen kyçe të Kampionatit, e cila vendoste se kush do të jetë i pari për këtë vit. Elting Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në pranverë dhe kishte epërsinë e dy pikëve, megjithatë në bazë të stinorëve të kaluar, gjithherë ballafaqimi ndërmjet këtyre dy skuadrave ka sjellë rivalitet të lartë, pa marrë parasysh formën aktuale të tyre (Baton Çitaku nuk ishte në formë të mirë, si dhe mungoi Yll Prestreshi). Kjo ndodhi edhe kësaj radhe. Për të ditur fituesin e ndeshjes u desh të luhej edhe meçi vendimtar, i pesti, pas të cilit Eltingu ia doli ta mbrojë titullin e kampionit. Rrahman Ademi shënoi një fitore, ndaj Betim Sejdiut, kurse Milot Makolli e mundi Baton Çitakun dhe u mund nga Linor Çitaku, i cili edhe pse shënoi dy fitore nuk pati ndihmën e shokëve të tij për të fituar meçin. Loja vendimtare u zhvillua ndërmjet Jeton Oruçit dhe Baton Çitakut, dhe në një moment u mendua se Elting Kosova kishte gabuar taktikisht në paraqitjen e përbërjes së ekipit dhe pritej që Batoni, si lojtari i parë në renditjen e FPPK-së, do të shënonte fitore, atë e befasoi Oruçi dhe e mposhti madje me 3:0 në sete. Ndeshjet tjera ishin nën hijen e derbit. Ahmet Hoxha shënoi fitore ndaj Ilir Lushtakut i cili megjithë humbjen e ruajti statusin e anëtarit të Superligës, Mushtishti u mposht nga Shkolla dhe me këtë humbje u zhvendos në një rang më të ulët të garave. Elif 19 fitoi pa lojë, pasi Trepça nuk erdhi për ta zhvilluar ndeshjen.

Liga e parë e meshkujve, nuk mund të shquhet me ndonjë paraqitje të mirë pasi disa klube për shkak të problemeve në organizimin e tyre dhe mungesës së përgjegjësisë edhe njëherë me mosparaqitjen e tyre në xhiron e fundit e zbehën mundin e ekipeve tjera që ishin më serioze.

Më herët kalimin në Superligë e kishin siguruar KP Prizreni dhe KP Hankook nga Prishtina, kurse Hasan Prishtina u rendit e treta para KP Galileos në pozitën e katërt. Sigurisht skuadrat tjera nga vendi i 5-8 (përveç Therandës) do të duhet ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e mundshme vitin e ardhshëm në këtë ligë, pasi nga organet përkatëse të FPPK-së kanë paralajmërime se nuk do të tolerohen.

 

FPPK - Zyra per informim

2013-10-21

PINGPONG: KAMPIONATI EKIPOR I KOSOVËS

 

PRISHTINA (F) MBRON TITULLIN

 

Ferizaj, 20 tetor 2013.

Sot, në Palestrën e sporteve Bill Klinton, u zhvillua java e shtatë e Kampionatit ekipor të Kosovës në pingpong. Liga e femrave e zhvilloi javën e fundit të këtij viti. Kampioni u vendos në xhiron e fundit ndërmjet dy mëtuesve të vetëm, Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani. Në stinorin pranveror Drita kishte fituar me 3:2, në seta dhe kishte një përparësi para duelit vendimtar, kurse Prishtinës i duhej patjetër fitorja për të mbrojtur titullin. Në mungesë të Amare Janjevës, për Prishtinën u paraqit veterania e pingpongut të Kosovës, Besire Domaniku. Në duelin e parë Linda Zeqiri e Dritës e mundi Nehare Janjevën me rezultatin 3:0 në seta. Në takimin e dytë individual, Vlona Maloku, e para në renditjen e përgjithshme të FPPK-së, pas një loje më të mirë dhe të sigurte e mundi Xhemile Hasanin, duke e barazuar rezultatin në 1:1. Besire Domaniku, e shfrytëzoi përvojën e saj për ta mundur lojtaren e re dhe të talentuar Hanife Zeqirin, me rezultatin 3:1 në seta. Në duelin vendimtar, Vlona Maloku edhe njëherë u dëshmua si lojtarja më e mirë në Kosovë (këtë vit i ka fituar të gjitha duelet) dhe ia siguroi fitoren ekipit të saj me 3:1, fitore kjo që e kishte vlerën e titullit të kampionit.

Në Ligën e juniorëve, u zhvilluan ndeshje interesante që patën ndikim në renditjen tabelare. Kp Galileo pas dy fitoreve të sotme nga konkurrentët e drejtpërdrejtë është shumë afër të fitojë titullin e më të mirit. Së pari, Galileo e mundi ekipin e Prishtina 1 me rezultatin 3:2, kurse në takimin e dytë, pati punë edhe më të vështirë ndaj ekipit Shkolla 2, po ashtu me rezultatin e ngushtë 3:2 në sete. Befasi të këndshme mund të llogariten fitoret e KP Theranda 1 ndaj Elif 19 me 3:2 dhe ndaj Prishtina 1 po ashtu me 3:2. Befasi mund të konsiderohet edhe fitorja e Prizrenit me 3:0 ndaj Shkolla 1.

Në Superligën e Meshkujve favoritët shënuan fitore, vetëm se fitorja e Prishtinës nga Ahmet Hoxha qe shumë e mundimshme dhe e ngushtë. Që të mos ndodhë befasia u kujdes, Yll Prestreshi, i cili shënoi dy fitore vendimtare dhe e kompensoi mungesën e Linor Çitakut, duke e shtyrë kështu kremtimin e Elting Kosovës, e cila do të festonte titullin në rast të humbjes së Prishtinës. Megjithatë, gjithçka mbetet të vendoset në xhiron e fundit në duelin e drejtpërdrejtë ndërmjet Eltingut dhe Prishtinës.

Ndërkaq, lufta për mbijetesë është më interesante. Trepça po thuajse është pajtuar me largimin nga Superliga, kurse mjaft interesant ishte takimi i sotëm ndërmjet Ilir Lushtakut dhe Mushtishtit. Drenicasit në saje të lojërave më të mira ia dolën që të shënojnë fitore me rezultatin 3:1, që mund të ketë peshën e sigurimit të mbetjes në elitën e pingpongut. Me gjithë se këto dy ekipe kanë pikë të barabarta, Ilir Lushtaku ka shënuar dy fitore në duelet e drejtpërdrejta dhe në rast se mbeten me pikë të njëjta nga Liga do të largohet Mushtishti. Mushtishtasit, sot e humbën edhe ndeshjen me Elif 19 dhe ia kanë vështirësuar shumë punën vetes, pasi në xhiron e ardhshme, të fundit do të luajnë kundër Shkollës nga Prishtina.

Edhe Liga e Parë e meshkujve pati duelin derbi ndërmjet dy skuadrave që konkurrojnë për të hyrë në Superligë, Hasan Prishtinës dhe Prizrenit. Meçi u përshkua me lojëra të mira e rivalitet të madh për të dhënë fituesin vetëm pas duelit të pestë individual. Fitorja i takoi Prizrenit, i cili kështu i shmanget dy pikë konkurrentit të tij të drejtpërdrejtë dhe me gjasë reale që të kalojë në një rang më të lartë të garave. Në ndeshjet tjera u arritën rezultate të pritura.

 

FPPK - Zyra per informim

2013-09-29

THERANDË, 29 SHTATOR 2013

 

Sot, në Palestrën e qytetit të Therandës “13 Qershori”, me organizimin e KP Theranda dhe FPPK-së, si dhe me mbështetjen e Komunës së Therandës, u zhvillua turneu tradicional i pingpongut, i 12-ti me radhë, Festari Open 2013. Morën pjesë rreth 120 pingpongistë dhe pingpongiste nga Kosova dhe nga KP Teuta e Durrësit. Turneu, përveç masovitetit u karakterizua me ndeshje të mira dhe aktraktive, në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për pingpong, që po thuajse është bërë e zakonshme për Thernadën, e cila njëherit është bërë si qendra kryesore e pingpongut në Kosovë. Garat u zhvilluan me system të dyfishtë, në fazën e pare në grupe “Round Robin”, secili me secilin, kurse në fazën e dytë me sistem eliminimi. Në grupmoshën e kadetëve ku morën pjesë rreth 30 veta, pati ndeshje të mira dhe të nivelizuara për nga cilësia. Më të suksesshëm u treguan Blendon Luta, Filip Adjançiq, Elvedin Çollakoviqi dhe Donat Krasniqi. Luta me mund, të madh e mundi Elvedin Çollakoviqin e Prishtinës, me 3:2, në seta, kurse Filip Adjanciq i KP Galileo, e mundi Donat Krasniqin e Prishtinës me 3:1. Në finale, Blendon Luta, e mundi Adjançiq-in me rezultatin 3:1, në seta dhe me meritë e fitoi turneun, dhe kjo fitore do ti mundësojë atij që të ngjitet në pozitën e parë të renditjes së përgjishme për kadetë.

Në konkurrencën e kadeteve, gara e sotme ishte më e pasur për nga cilësia me pjesëmarrjen e pingpongisteve nga KP Teuta e Durrësit. Durrësaket befasuan me lojëra të mira dhe u treguan më të sukseshme se moshataret e tyre nga Kosova. Në gjysmëfianlen e parë, liridona Rexha (Teuta) e mundi Edolina Sadikun e KP Drita nga Gjilani me rezultatin 3:0, në sete, kurse Emereta Rexha (Teuta), doli më e mire se Era Janjeva me rezultatin 3:0 në seta. Në finale, më e përqendruar u tregua, Emereta Rexha dhe me lojë të sigurtë fitoi me rezultatin 3:0 në seta.

Në konkurrencën e senioreve, Në gjysmëfinale kaluan Vlona Maloku KP Prishtina, Linda Zeqiri KP Drita, Nehare Janjeva KP Prishtina dhe Arbana Janjeva KP Shkolla. Vlona e mundi Neharen pas një loje të mire me rezultatin 3:1 në seta, kurse Linda e mundi Arbanën me 3:0 në seta. Në finale, Vlona Maloku edhe njëherë u tregua shumë e fortë për rivalet e saj dhe vargoi edhe një fitore (ka fituar në të gjithë turnetë ku ka luajtur sivjet), duke e përforcuar pozitën e pare në renditjen e përgjishme. Ajo me meritë e mposhti Linda Zeqirin me 3:0 në seta.

Seniorët u ofruan shikuesve kënaqësi me lojëra tërheqëse dhe cilësore. Katërshja e pare e renditjes së përgjithshme, nuk lejuan befasi dhe u renditën në gjysmëfinale. Baton Çitaku, pati punë më të vështirë, në çerekfinale dhe iu desh të djersitej për ta mundur Alban Hoxhën e KP Ahmet Hoxha (3:2 në seta). Në gjysmëfinale u takuan mes vete lojtarët e dy klubeve më të mira në vend, në njërën anë vëllezërit Çitaku, Batoni dhe Linori (KP Prishtina), kurse në tjetrën Rrahman Ademi dhe Milot Makolli (KP Elting). Në duelin e vëllezërve, këtë here fitues doli Linori me rezultatin e ngushtë 3:2 në seta, kurse Ademaj doli më I mire se Makolli me 3:0 në seta.

Finalja, ndërmjet Ademajt (I dyti në renditje) dhe Çitakut (i treti), u përshkua me lojë të mire dhe me goditje të forta e të larmishme nga të dy rivalët. Setin e pare e fitoi Linori, më pas Ademaj barazoi në 1:1. Seti I tretë ishte shumë I nivelizuar dhe u përmbyll (sikur edhe I pari) vetëm në lojën shtesë (diferencë) 13:11 për Çitakun.

Setin e katër e fitoi Ademaj duke e barazuar rezultatin në 2:2 për ta bërë fianlen më interesante. Në setin vendimtar, Linor Çitaku tregoi më shumë dëshirë dhe vendosmëri për fitore andaj me meritë e fitoi këtë set me 11:9 dhe tërë ndeshjen me 3:2 në seta.

Organizatori për tre të parët në secilën kategori ndau mirënjohje, medale, kurse për kampionët edhe Kupa. Nga 3-13 tetor, Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin evropian , në Vjenë, kurse aktiviteti I ardhshëm është më 20 tetor, kur vazhdon Kampionati ekipor I Kosovës.

GJYSMËFINALET – KADETE – F-

Liridona Rexhaj Edolina Sadiku   3:0

Emireta Isufi       Era Janjeva         3:0

FINALE

Emireta Isufi Liridona Rexhaj       3:1

GJYSMËFINALET KADETË –M-

Filip Adjanciq     Donat Krasniqi 3:1

Blendon Luta     Elvedin Qollakoviq 3:2

FINALE-

Blendon Luta     Filip Adnjanciq   3:1

 

GJYSMËFINALET – FEMRAT -SENIORE

Vlona Maloku    Nehare Janjeva 3:1

Linda Zeqiri Arbana Janjeva         3:0

FINALE

Vlona Maloku Linda Zeqiri            3:0

GJYSMËFINALET SENIOR –M-

Baton Citaku      Linor Citaku        3:0

Milot Makolli      Rrahman Ademi               0:3

FINALE

Rrahman Ademaj             Linor Çitaku        2:3 (12:14, 11:6, 11:13, 11:8, 9:11)

 

FPPK - Zyra per informim

2013-09-15

2013-09-11

2013-09-09

Suhareke, 08.09.2013, - Ne palestrën sportive “13 Qershori” ne Suhareke u mbajte turneu i pingpongut “Kosova Open” 2013 për te rritur. Ne nje ambient te bukur sportiv ne 8 tavolina “Butterfly” u zhvilluan shume takime interesante nga 90 pjesëmarrësit e këtij turneu.

2013-09-05

Prishtine, 06.09.2013,- Te dielën, me 08.09.2013 duke filluar nga ora 10:00, ne palestrën sportive "13 Qershori" ne Suhareke, konform kalendarit te garave te FPPK-se do te organizohet Turneu "KOSOVA OPEN".

Turneu organizohet për grup mosha te Seniorëve dhe Senioreve ne konkurrencat individuale ndërsa  është i vlefshëm për poentim.

2013-08-20

Suhareke, 19.08.2013

Qyteza e Suharekës është nikoqire i Kampit Veror te Pingpongut te Kosovës i cili ka filluar me 19 gusht dhe do te zgjasë deri me 24 gushte dhe ne te cilin marrin pjese 46 lojtare te rinj, ne mes te cileve edhe 3 pingpongist te nacionalitetit serb. Grupin prej tete trajnerëve kosovar te cilët kujdesen për mbarëvajtjen e kampit e udhëhiqe legjenda e pingpongut kroat, Branka Batinic qe tani mbane pozitën e kryetrajeneres e ETTU-se për Eurokids. Te drejtën për pjesëmarrje ne këtë kamp e kane fituar nga tre lojtar te ekipeve te junioreve pjesëmarrëse ne  Ligën e Junioreve qe sivjet ka startuar si pilot projekt shume i qëlluar ne Federatën e Pingpongut, pingpongistët e reja te te gjitha klubeve te femrave si dhe reprezentacioni i Kosovës U21 i cili këtë kamp e shfrytëzon si përgatitje për pjesëmarrje ne Kampionatin e Pare Ballkanik U21 i cili ne fund te muajit gusht do te mbahet ne Sarajeve.

Kampi ka filluar sot me stërvitjen e pare te pasdites ndërsa ne ditën e dyte do te ushtrohet ne dy grupe nga 23 lojtare ne 12 tavolina. Grupi i pare nga 08:00-10:00 dhe 15:17 ndërsa grupi i dyte nga 10:00-12:00 dhe 17:00-19:00 per te vazhduar me te dy grupet njëkohësisht me stërvitjen e shtese te mbrëmjes nga ora 20:00-21:00.

Këtë ngjarje te rëndësishme te pingpongut e mundësuan Departamenti i Sportit te MKRS dhe Drejtoria për Rini dhe Sport e Komunës se Suharekës ne bashkëpunim me ETTU dhe ITTF.

2013-03-10

Junioret e Kosoves

PINGPONG: KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS PËR JUNIORË

 

10.03.2013, Sot, në Palestrën e Pingpongut të Pallatit të Rinisë u mbajt Kampionait individual i Kosovës për juniorë. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë dhe pingpongiste nga klubet e Kosovës.

Gara u përshkua me ndeshje të mira dhe cilësore në kategorinë individuale, të çifteve të femrave, çifteve të meshkujve dhe çifteve të përziera.

2013-03-09

09-03-2013

 

Me 09 dhe 10 mars po mbahet Kampionati Individual i Kosoves ne Pingpong per vitin 2013 per grupmoshat e minikdateve, kadeteve dhe junioreve te Kosoves.

 

Ndersa, me 16 dhe 17 mars 2013 do te mbahet Kampionati Individual i Kosoves ne Pingpong per vitin 2013 per Seniore.

 

FPPK

2013-03-04

Fituesit

Të dielën, më 3 Mars, në Palestrën e Sportit në Therandë, u mbajt turneu tradicional për nder të Javës  së Komandantit “ADEM JASHARI”. Ishte ky turneu më masovik i organizuar deri më tani, por edhe më cilësori. Morën pjesë rreth 125 pingpongistë dhe 25 pingpongiste nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia. Garat u zhvilluan, së pari nëpër grupe me sistem Round Robin (secili me secilin), për tu renditur pastaj dy të parët nga secili grup në sistem mënjanimi. Gara ishte maratonike që prej mëngjesit e deri në ora 20 në mbrëmje dhe u përshkua me rivalitet të lartë, në të dyja konkurrencat. Natyrisht konkurrenca e meshkujve ishte më masovike dhe me rivalitet e cilësi më të lartë. Në ngritjen e cilësisë ndikoi edhe pjesëmarrja e lojtarëve jashtë Kosovës, sidomos atyre nga Maqedonia. Një nga ndeshjet më interesante u zhvillua ndërmjet Besart Domanikut dhe Sasha Apostolovskit nga Maqedonia, një nga më të mirët e Maqedonisë. Besarti luajti shpejt dhe bukur, si në ditët më të mira dhe e befasoi Maqedonin e ri duke e mundur me 3:2 në seta. Si zakonisht rivaliteti ngritet në maksimum në takimet gjysmë finale ku takohen liderët e renditjes së përgjithshme. Në njërën gjysmëfinale u takuan i pari, Rrahman Ademaj dhe i katërti, Linor Çitaku. Pas pesë setave lojë të fortë fitorja  i takoi Linorit dhe me meritë u rendit në finale për të dytën herë këtë vit. Gjysmëfinalja tjetër ishte poashtu e ngushtë në rezultat, ku në fund triumfoi numri dy në renditje Baton Çitaku, ndaj numrit 3, Milot Makollit me 3:2 në sete. Finalja ishte përsëritje e turneut të Pavarësisë, ku u takuan Vëllezërit Çitaku, Linor dhe Baton. Përsëri doli të jetë më i mirë Linori dhe me 3:1 në seta siguroi edhe triumfin e dytë në këtë vit, duke paralajmëruar se beteja për vendin e parë në renditjen e përgjithshme do të jetë më e fortë se asnjëherë më parë.

2013-02-17

Kampionet e Pavaresise

17 shkurt 2013

 

Pesë vjetori i Pavarësisë së Kosovës, gjatë kësaj fundjave, nga FPPK u shënua me dy aktivitete: të shtunën me ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës  për meshkuj dhe për  femra, kurse sot turneun e parë individual për këtë vit.

Në turne morën pjesë mbi 120 pingpongistë dhe pingpongistë nga të gjitha klubet e Kosovës.

2013-02-16

Sot, me 16 shkurt u zhvilluan ndeshjet miqesore ne mes te Kosoves dhe Shqiperise ne konkurencen e meshkujve dhe femrave.

Kosova mundi Shqiperine ne konkurencen e meshkujve me rezultat 7:2, ndersa ne konkurencen e femrave poashtu Kosova mundi Shqiperina me rezultat 8:1 dhe keto ndeshje shenuan dhe nderuan 5 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves.

2013-01-25

25 janar 2013

Sot, ne Ferizaj eshte mbajtur turneu i pare ne pingpong per vitin 2013 per Personat me Aftesi te Kufizuara.

Ky turne eshte organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosoves, ne bashkepunim me Federaten e Pingpongut te Kosoves dhe klubin e pingpongut Ahmet Hoxha si dhe me perkrahje dhe mbeshtetje nga Ambasada Amerikane ne Prishtine dhe Ministria e Sportit e Kosoves.

Turneu ka kaluar ne fryme sportive dhe ne te kane marre pjese reth 20 persona me aftesi te kufizuara.

 

Pas garave ne grupe dhe ne sistem eliminimi, pingpongistet me te mire te ketij turneu u shpallen:

1. Aferdita Gashi  (vendi i pare)

2. Shkodrane Hasani (vendi i dyte)

3. Mevlide Hajdari (vendi i trete)

 

Sportistet me te suksesshem jane shperblyer me diploma, medalje dhe kupa nga organizatori, respektivisht znj. Njomza Emini e cila ka qene udheheqesja e ketij organizimi sportiv.